Panorama Sport (Albania)

Dridhet Interi, Konte do Ikardin

Mediat angleze flasin për një ofertë deri në 100 milionë euro për sulmuesin argjentina­s

-

Vendi i katërt në Pre mier Ligë, -9 pikë nga Mançester Siti dhe me biletën praktikish­t të siguruar në 1/8-at e finales së Champions- it. Çelsi ka nevojë për një ndryshim marshi të rikthejë shpresat për objektivat e sezonit. Dhe sipas mediave angleze, trajneri Antonio Konte i ka prezantuar pronarit Roman Abramoviç një plan strategjie për të përforcuar skuadrën në merkaton e ardhshme të janarit. Emri që shkakton goxha jehonë është ai i Mauro Ikardit, kapitenit të Interit. Sulmuesi argjentina­s është duke kaluar një formë të shkëlqyer këtë sezon në "San Siro", duke përfunduar në shënjestra­t e disa prej klubeve më në zë të Europës dhe përjashtim nuk bëjnë as kampionët e Anglisë. Po flasim për një prej bomberave më të frikshëm të momentit, i cili ka shënuar 11 gola në 12 javët e para të Serisë A. Dhe përveç statistika­ve të golave, Maurito konsideroh­et një lojtar shumë i rëndësishë­m edhe për mënyrën se si lëviz në fushë, tërheq skuadrën dhe dikton gjithë manovrën e lojës sulmuese. Pas largimit të Diego Kostës, Konte kërkon një sulmues për t'i dhënë një dorë Moratës në sulm, për të luftuar në çdo kompeticio­n. Por, që të bindet Interi të lërë të lirë yllin e saj, do të jetë një mision

i pamundur. Dhe për të transferua­r një sulmues 24- vjeçar, i cili ka një kontratë deri në vitin 2021 me zikaltrit, Abramoviç duhet të përgatisë një shifër jo më pak se dyshifrore. Por, as 100 milionë euro ndoshta nuk do të bënin punë për t'i bindur italianët që ta lënë të lirë në mes të sezonit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania