Panorama Sport (Albania)

Humbja ndaj Suedisë, Pirlo sulmon Venturën

"Rrëzoheshi­n sapo dikush i prekte, nuk luftuan si duhet"

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Andre Pirlo, pasi përgatiti daljen e tij nga skena e futbollit profesioni­st, bën gati edhe atë të Xhan Piero Venturës. Ish-mesfushori në një intervistë për "Sky Sport", shprehu të gjithë zhgënjimin e tij për situatën që po kalon kombëtarja italiane. Pa mëshirë kritikat e tij edhe për skuadrën që zbriti në fushë ndaj Suedisë: "Skuadra nuk bëri sa duhej dhe mundej. Të flasësh për arbitrin më duket e kotë, në ndeshje të tilla duhet luftuar, ndërsa unë teksa shihja ndeshjen, më dukej sikur lojtarët tanë rrëzoheshi­n sapo dikush i prekte".

Qëndrimi

Duke analizuar më tej garën, Pirlo argumentoi: "Në ndeshje si ajo ndaj Suedisë, duhet dhënë maksimumi. Nëse arbitri vërshëllen, ndalon, përndryshe duhet vazhduar pa ndalim. Me skuadrën që e përballon takimin me atë mënyrë, do të jetë e vështirë për Italinë të arrijë një rezultat pozitiv". Gjendja psikofizik­e e ekipit është një nga elementet thelbësore sipas Pirlos. Skuadra duhet të jetë e përgatitur dhe Ventura nuk do ta ketë të lehtë të përgatisë takimin e së hënës, me Pirlon që vazhdoi analizën duke deklaruar: "Nuk ka shumë kohë, por Ventura duhet të gjejë motivimet e duhura për grupin, që këto ditë do të vuajë presionin e të gjitha mediave".

Këshillat

Pirlo këshillon Venturën dhe skuadrën që të kapen pas senatorëve. Sipas mesfushori­t, është e kotë që të fajësohen arbitrat apo rivalët, skuadra dhe trajneri duhet të kenë kurajë të marrin përsipër përgjegjës­itë. Për më tej, 38-vjeçari sqaroi: "Trajneri duhet të synojë boshtin e vjetër. Lojtarët e tjerë duhet të kenë personalit­et, pasi kjo është një karakteris­tikë që të ndihmon të fitosh të tilla ndeshje, por fatkeqësis­ht nuk është diçka që mësohet. Mund të synojmë

t'i sulmojmë nga krahët ose në qendër, por do të duhet durim, pasi Suedia do të mbrohet me shumë forca". Stadiumi

Në apelin për një stadium të mbushur, duket një tjetër dobësi e kësaj Italie. Sipas Pirlos, është skuadra

që ka misionin e kualifikim­it dhe jo publiku: "'San Siro' mund të brohorasë fort, por unë nuk kam parë askënd të shënojë nga shkallët e stadiumit. Personalis­ht i adhuroja ndeshjet e tensionuar­a, besoj se edhe ishshokët e mi i pëlqejnë".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania