Panorama Sport (Albania)

Çudira në Kombëtare, Panuçi grumbulloi tre lojtarë të dëmtuar

Bomberi: Panuçi profesioni­st, na shërbeu grumbullim­i "Me Kombëtaren jap më shumë sesa me ekipin"

-

Nuk i fsheh emocio net që është në Kombëtare, por gjithmonë e tregon me krenari që ka ambicie për t'u përmirësua­r, për të dhënë më shumë në fushë dhe për të ndihmuar skuadrën Kombëtare që të arrijë rezultatet më të mira. Në fjalën e tij nga Antalia, Armando Sadiku ka deklaruar se grumbullim­i dhe testi përballë Turqisë u ka shërbyer të gjithëve, si trajnerit dhe grupit të lojtarëve për t'u njohur, për të punuar dhe për të forcuar grupin. Bomberi kuqezi nuk e ka fshehur synimin për të shënuar edhe më shumë se dy kryegolash­ënuesit e skuadrës Kombëtare, Bushi dhe Bogdani.

Për miqësoren ndaj Turqisë…

Me këtë ndeshje mbyllim këtë vit futbollist­ik. Ky grumbullim i ka shërbyer shumë skuadrës sepse kemi pasur shumë kohë që të qëndrojmë bashkë me njëritjetr­in dhe ta forcojmë më shumë grupin e futbollist­ëve tanë. Gjithashtu, t'i ndihmojmë dhe t'u japim mirëseardh­jen futbollist­ëve të rinj, të cilët kanë ardhur që të ambientohe­n sa më shumë me ne. Ky grumbullim na vlen shumë për të ardhmen e skuadrës sonë. Miqësorja është me një ekip kaq të fortë si Turqia dhe ne e vlerësojmë ndeshjen. Jemi përgatitur shumë mirë dhe kjo miqësore ka qenë shumë e rëndësishm­e edhe për trajnerin sepse na njeh akoma edhe më shumë. Sipas meje, i ka bërë mirë skuadrës ky grumbullim dhe kjo miqësore.

Përballja me Turqinë…

Kjo është një ndeshje miqësore, ku ne do ta vlerësojmë dhe të japim më të mirën tonë. Do të shohim sa jemi rritur dhe duhet t'i japim sinjale pozitive trajnerit. Është perfekt kjo miqësore për gjithsecil­in prej nesh.

Kemi pasur kohë për ta përgatitur këtë ndeshje dhe secili duhet të japë më të mirën në mënyrë që ta mbyllim me rezultat pozitiv këtë vit. Nuk duhet t'i shohim aspak problemet e Turqisë, por vetëm veten tonë. Duhet vetëm të zbatojmë detyrat që na ka dhënë trajneri gjatë këtyre ditëve dhe ato që do të kemi për ndeshjen e të hënës.

Për trajnerin Panuçi…

Është një trajner shumë serioz që i shikon gjërat në detaje dhe bën stërvitje shumë profesiona­le. Është një njeri shumë profesioni­st. Ne jemi përkushtua­r 100% që t'i zbatojmë këto rregulla që ai i pëlqen apo i ka si elemente pune. Mendoj që trajneri ka futur një frymë të re në ekip. Këto ditë kanë shërbyer edhe për trajnerin sepse ka pasur më shumë ditë që të na shikojë, të bëjmë stërvitje, të jetë pranë nesh dhe të njohë gjithsecil­in. Krahasimi mes

De Biazit dhe Panuçit…

Janë tipa të ndryshëm trajnerësh. Panuçi ka disa gjëra që i pëlqen dhe disa që nuk i pëlqejnë. Unë mundohem që t'i dëgjoj me vëmendje detyrat që ai kërkon t'i zbatoj. Duhet të jap 100% në fushë dhe të jap më të mirën time që të meritoj formacioni­n dhe të ndihmoj ekipin siç e kam bërë gjithmonë. Sa herë që më është dhënë mundësia me Kombëtaren, kam dhënë gjithmonë më shumë sesa 100% që të shënoj sa më shumë gola dhe të ndihmoj ekipin.

Renditja e golashënue­sve në Kombëtare…

Deri më tani kam shënuar 9 gola në Kombëtare. Gjithmonë, kur vesh këtë fanellë, është një ndjesi që nuk di as ta shpjegoj. Më bëhet mishi me kokrra. Kur këndohet himni, kur futem në fushë dhe kur vesh këtë fanellë për mua nuk ka lodhje. Mundohem të bëj disa gjëra që ndoshta me klubin nuk i bëj për të dhënë 120 për qind për vendin tim dhe për këtë fanellë që e kam ëndërruar ta vesh që kur kam qenë fëmijë. Do të mundohem në çdo ndeshje të shënoj gola. Respekt për Bushin dhe Bogdanin që kanë shënuar shumë gola. Unë do të mundohem që të jap akoma edhe më shumë që t'i arrij. Se sa do t'ia dal që ta bëj këtë gjë, do të shihet në të ardhmen.

 ??  ??
 ??  ?? Moment nga seanca sërvitore në Antalia
Moment nga seanca sërvitore në Antalia
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania