Panorama Sport (Albania)

Qiratë Qiratë e e Rubios Rubios dhe dhe Gjokës, Gjokës, Flamurtari Flamurtari ultimatum ultimatum nga Përmbarimi Përmbarimi

Përmbarimi jep 30 ditë kohë për të shlyer 6 mijë euro

- ERMAL SIKA

Një tjetër ultimatum ka mbërritur në zyrat e klubit të Flamurtari­t, në bazë të së cilës skuadra duhet të paguajë një shumë prej 6 mijë eurosh. "Panorama Sport" zbulon se bëhet fjalë për një borxh të prapambetu­r që në kohën kur klubi administro­hej nga bashkia dhe kërkohet që të likuidohen nga drejtuesit aktualë të klubit. Shuma në fjalë është një detyrim për shtëpitë me qira të ish- trajnerëve të Flamurtari­t, Hulian Rubio dhe Ernest Gjoka, dhe u përket viteve 2012, 2013 e 2014. Burime pranë klubit bëjnë me dije se shkresa që detyron klubin të paguajë detyrimin ka mbërritur dy ditë më parë dhe detyrimi financiar duhet shlyer në 30 ditët e ardhshme, në të kundërt do të veprojë Përmbarimi. Bashkia që administro­nte klubin më parë, duhet që të shlyente detyrimet e qirasë së shtëpisë për ish-trajnerët, por nuk e ka bërë një gjë të tillë.

RREZIKU - Pas 30 ditëve Flamurtari­t rrezikohet që t'i bllokohen llogaritë bankare. Në shkresën e mbërritur nga Përmbarimi në klub, thuhet qartë se nëse nuk paguhet detyrimi prej 6 mijë eurosh ndaj pronarëve të shtëpive, atëherë do të merret masa e bllokimit. Afati është 10-ditëshi i parë i muajit dhjetor, ku klubi duhet të bëjë shlyerjen e këtij borxhi të prapambetu­r. Në këto kushte, duket se në Vlorë historia përsëritet. Në një kohë që u mendua se klubi kishte rënë në qetësi, duket se problemet po shfaqen sërish dhe telashet e mbartura nga vitet e mëparshme nuk kanë të mbaruar. Në rast se Përmbarimi vepron, atëherë lojtarët do të kenë sërish probleme me pagesat. Eksperienc­a e viteve të kaluara nuk ka qenë aspak e mirë dhe llogaritë kanë qëndruar të bllokuara për një kohë relativish­t të gjatë.

PRONARËT - "Panorama Sport" mëson se pronarët e banesave ku kanë jetuar me qira ishtrajner­ët Rubio dhe Gjoka, kanë kontaktuar edhe drejtuesit e klubit të Flamurtari­t. Por nga ata kanë marrë përgjigjen se ky është një detyrim që nuk njihet pasi nuk u takon atyre. Të gjendur në këto kushte, pas pritjes për më shumë se pesë vite, pronarët e shtëpive i janë drejtuar Përmbarimi­t. Ky i fundit tashmë ka dërguar në klub shkresën zyrtare, ku vendos në dijeni klubin se ka afat 30 ditë për pagesën e këtij detyrimi. Nuk dihet nëse nga klubi do të paguhet ky detyrim, po nëse ndodh e kundërta, atëherë klubi do të përballet seriozisht me probleme jo të panjohura.

 ??  ?? Klubi Klubi nuk nuk ka ka paguar paguar pronarët pronarët e e banesave banesave ku ku kanë kanë qëndruar qëndruar ish-trajnerët ish-trajnerët Hulian Hulian Rubio Rubio dhe dhe Ernest Ernest Gjoka Gjoka në në Vlorë. Vlorë. Përmbarimi Përmbarimi i i jep...
Klubi Klubi nuk nuk ka ka paguar paguar pronarët pronarët e e banesave banesave ku ku kanë kanë qëndruar qëndruar ish-trajnerët ish-trajnerët Hulian Hulian Rubio Rubio dhe dhe Ernest Ernest Gjoka Gjoka në në Vlorë. Vlorë. Përmbarimi Përmbarimi i i jep...
 ??  ?? Hulian Rubio
Hulian Rubio

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania