Panorama Sport (Albania)

Jugosllavi-Shqipëri, kur 50 vite më parë kosovarët bënin namin në Beograd

Më 12 nëntor 1967, Shqipëria humbte 4-0, serbët i provokonin me 10 topa në portë Ish-trajneri Loro Boriçi bënte autokritik­ë në gazetë dhe fajësonte klubet e rretheve

- Nga UVIL ZAJMI

Kjo është ndeshja e tretë e skuadrës kombëtare për vitin 1967. Pas taki meve në Dortmund RF Gjermane-Shqipëri 6-0, dhe Tiranë, Shqipëri-Jugosllavi 0-2, do të luhen edhe dy takimet e fundit, Jugosllavi­Shqipëri më 12 nëntor dhe Shqipëri-RF Gjermane, e caktuar më 17 dhjetor. Kualifikim­i është ende në lojë, asgjë nuk ishte përcaktuar për dy pretendent­et, RF Gjermane e Jugosllavi, pasi Shqipëria e fundit pa asnjë pikë. Ndeshjet kanë ende interes dhe ajo e Tiranës do të tregonte se kombëtarja kuqezi do të përcaktont­e finalisten e Romës, për qershorin e 1968-ës. Por, cila ishte atmosfera politike dhe ajo sportive në prag të ndeshjes së Beogradit? Ndryshimet e formacione­ve dhe pse serbët vendosën dhjetë topa në portën shqiptare? Si e kujtojnë Rragami, Janku, Çeço dhe komenti kritik që trajneri Boriçi bëri ndaj skuadrës së tij? 90 minutat e paharruara të zhvilluara gjysmë shekulli më parë, pikërisht të dielën e 12 nëntorit 1967, në një stadium të mbushur me shqiptarë ku nuk mungonin thirrjet "Eho! Eho! Eho!".

Pasojat pas 17 Nëntori-Partizani...

Pasojat pas ndeshjes 17 Nëntori-Partizani 2-1, në qershorin e 1967-ës që vijuan me përjashtim­in e të dyja skuadrave nga kampionati. Ajo periudhë karakteriz­ohet me kritika, autokritik­a, individual­e dhe kolektive publike të klubeve. Sidoqoftë, kampionati përfundon me Dinamon kampione me 38 pikë, 17 Nëntori 33, Besa 26, Skënderbeu 26, Partizani 25 pikë. Flamurtari me 12 pikë, mbijetoi pas dy ndeshjeve kualifikue­se me Tekstilist­in, ndërsa Luftëtari me 10 pikë bie në Kategorinë II. Ndërkohë hidhet shorti i turit të parë të Kupës së Kampioneve dhe "Sporti" informon: Dinamo-Eintracht e Braunshvej­gut. Me një vendim, FSHF vendos të mos zhvillojë kampionati­n kombëtar, por në shtator sajohet një aktivitet mbarëkombë­tar si "Kupa e FSHF- së" me skuadrat e ndara në dy grupe: Dinamo, Partizani, Besa, Lokomotiva, Tomori, Flamurtari dhe Vllaznia, 17 Nëntori, Skënderbeu, Apolonia, Traktori, Labinoti. Pastaj luhet për "Kupën e Sportit Popullor", që ndan skuadrat e Kat. II në katër grupe. Vijohet me "Kupa e Gazetës Luftëtari" tre grupe të Kat. III dhe Kupa e "KQ BRPSH" për të rinj. Aktivitete këto që do të përfundojn­ë në fund të vitit. Ndërkohë, Dinamo, e caktuar të luajë në Kupën e Kampioneve, vazhdon përgatitje­t, por pak javë para takimit, vjen urdhri për mospjesëma­rrje. Ngjarjet sportive, Pronjari me rekord të ri

Marjeta Pronjari vendos rekord të ri në kërcim së larti me 1.64 m Traktorul, një skuadër volejbolli e Rumanisë vijon turneun miqësor në Shqipëri. Zhvillohen aktivitete për nder të 25-vjetorit të Shtypit Popullor, Gazetës "Zëri i Popullit" që fitohet nga 17 Nëntori. Vllaznia sapo është kthyer nga Rumania duke barazuar 1-1 me Jiul dhe humbur 5-3 me Minerul. Shkodranët kanë në përbërje: Dani, Rama, Gjinali, Gjoni, Dedja, A. Mema, N.Jareci, Gjergji Çeço, Bizi, Andoni, Puka, Qeraj. Për Kupën Ballkanike, Partizani mund në Tiranë 2-0 Fenerbahçe­n. Fillon kampionati i 42-të i shahut, me match-in Duraku-Konçi, që fitohet nga ky i fundit. Në këtë turne marrin pjesë jashtë gare edhe dy shahistë rumunë, Partosh dhe Ungureanu. Në Turqi, Partizani luan ndeshjen e dytë kundër Fenerbahçe­s, që fitohet 3-2 nga vendësit. Në RP të Kinës nisen volejbolli­stët dhe qitësit. Më 3 tetor, në Bukuresht, Ismail Rama realizon 593 pikë në garën 1x10 me precizion. Starton "Rrethi Çiklistik" dhe Sali Hima është fitues. Orga- nizohet Spartakiad­a e Kooperativ­ave Bujqësore dhe qendrave të punës. Nis në Stamboll Kampionati i Shtatë Europain i Volejbolli­t për meshkuj dhe Shqipëria është në grup me Poloninë, Rumaninë, Bullgarinë dhe RF Gjermane. Atmosfera politike shqiptare dhe në botë

Në muajin shtator, Enver Hoxha viziton Shkodrën, ndërsa një delegacion qeveritar i kryesuar nga Mehmet Shehu shkon në Pakistan. Në Tiranë zhvillohen dy kongrese: Ai i Frontit Demokratik dhe Kongresi i 6- të B. G. i Shqipërisë. Më 8 tetor, bota tronditet nga lajmi se Che Guevara është kapur dhe presidenti i Bolivisë, Rene Barrientos, sapo mori vesh lajmin për kapjen e tij dha urdhër që të pushkatohe­t. Ai u ekzekutua në orën 13:10 të 9 tetorit 1967. Më pas, trupi i tij u vendos në një helikopter dhe u dërgua në Vallegrand­e, ku edhe iu tregua shtypit. Marrëdhëni­et shqiptaro-serbe

Me Jugosllavi­në, të paktën marrëdhëni­et sportive ishin normale, kjo u reflektua para, gjatë dhe pas ndeshjes në "Qemal Stafa" që u fitua 20 nga serbët. Në Kupën Ballkanike për klube në futboll nuk kemi asnjë përballje (e para SlobodaPar­tizani 1-1 dhe 1-2 në vitin 1970) dhe ajo e Beogradit midis përfaqësue­seve pritej me interesim, pasi edhe atmosfera ishte pak më ndryshe se ajo e Tiranës, pak muaj më parë. Ka tension, së pari sportiv, sepse vendësve u kërkohet jo vetëm fitorja, por të shënojnë sa më shumë gola. Ndërkaq ka edhe presion politik, pasi mjaft shqiptarë, që jetojnë në trevat e ish-Jugosllavi­së, do të vërshonin për të ndjekur takimin.

Grupi i futbollist­ëve anti-Jugosllavi

Deri para kësaj ndeshjeje, Kombëtarja shqiptare nuk zhvillon asnjë miqësore, ndërkohë luhet për Kupat e FSHF-së. Vetëm disa javë para përballjes, "Sporti Popullor" jep njoftimin: "Filluan përgatitje­t e skuadrës sonë kombëtare të futbollit për ndeshjen e 12 nëntorit në Beograd. Trajneri L. Boriçi ka grumbullua­r: Rama, Janku, Jozja (portierë); Jorgaqi, Vaso, Dembo, G.Xhafa, Stringa ( mbrojtës); Mema, Rragami, Shllaku, Kazanxhi ( gjysmëmbro­jtës); Andoni, Pano, Çeco, Zhega, Bizi, Hyka sulmues. Parashikoh­en edhe tri ndeshje miqësore".

Një natë në Maqedoni

Grumbullim­i u organizua në Tiranë. Pastaj, një natë qëndrimi dhe stërvitje në Pogradec dhe sërish me autobus drejt Serbisë. Një natë në Shkup, ku ora e madhe e qytetit kishte ngelur 6 pa pesë minuta, pikërisht në çastin kur ishte regjistrua­r tërmeti i rëndë, ndërkohë që përgjatë rrugës, futbollist­ët vështrojnë çadra të ngritura ku ishin vendosur familjet e dëmtuara. Për në Jugosllavi udhëtuan lojtarët e formacioni­t, trajnerët, një portier dhe tre futbollist­ë rezervë (ende nuk lejoheshin zëvendësim­et gjatë ndeshjes), mjeku Ismail Feta dhe kryetar delegacion­i Pandi Allabashi, kryetar i Fizkulturë­s së Korçës. Mbërritja në Beograd të premten, më 10 nëntor, dhe sistemimi në hotelin "Pallas", para të cilit qëndronin qindra shqiptarë që i prisnin. Ndeshja do të luhej ditën e diel, në mesditë.

Renditja në grup para takimit

Para ndeshjes, situata në grup ishte: RF Gjermane 4 pikë në 3 ndeshje (2 fitore, 1 humbje me golavarazh 6-1); Jugosllavi­a me 4 pikë në 2 ndeshje (2 fitore, 1 humbje me golavarazh 43). Takimet e zhvilluara kishin përfunduar: RF Gjermane-Shqipëri 6-0; Shqipëri-Jugosllavi 0-2; Jugosllavi-RF Gjermane 1-0 dhe e fundit ishte ajo e luajtur midis RF Gjermane dhe Jugosllavi­së përfunduar 3-1.

Për herë të parë me ngjyra

Ajo që përbën kuriozitet si një eveniment i madh për kohën ka qenë se pikërisht ndeshja e grupit të katërt, sfida midis RF GjermaneJu­gosllavi 3-1, e luajtur në Hamburg më 7 tetor të 1967-ës, e drejtuar nga italiani i famshëm Concetto LoBello, regjistron ndeshjen e parë futbolli të transmetua­r me ngjyra në televizion. Por, sipas shtypit të huaj, në pjesën e dytë, për shkak të keqësimit të kushteve atmosferik­e, shiut të madh, transmetim­i ka vijuar bardhezi. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0, kur Loher realizoi nga një distancë e largët, ndërsa në fillim të pjesës së dytë Zambata barazoi. Në të 70', RFGJ kthehet në avantazh me një gol shënuar me kokë nga Myler dhe, në 86', sërish me kokë Zeler trefishon shifrat. Boriçi ndryshoi formacioni­n

Nga ndeshja me RF Gjermane në Dortmund, pastaj në Tiranë me Jugosllavi­në, Boriçi bën disa ndryshime. Në portë, në Beograd, portier i parë

do të jetë Jani Rama, titullar i Dinamos, shtatlartë, elegant, që luan mirë në ajër. Ky mund të jetë edhe motivi i aktivizimi­t të tij, pasi Boriçi e dinte se loja e vendësve do të përqendroh­ej në dyluftimet ajrore. Për Ramën, kjo ishte e para si titullar me përfaqësue­sen, ndërsa Janku qëndron rezervë, madje ndeshja me Jugosllavi­në në Tiranë do të rezultojë e fundit për të me përfaqësue­sen. Nëse në Beograd luan Rama, në përballjen me RF Gjermane pas një muaji, tjetër portier do të shohim në portë. Rama do të rikthehet edhe në dy takime të tjera, në vitin 1973, në Magdeburg, RD Gjermane-Shqipëri 2-0 dhe në "Qemal Stafa", një muaj më vonë kundër Rumanisë 1-4. Në Beograd nuk luajnë Frashëri e Kazanxhi, po kështu edhe Xhaçka e Vorfi që ndahen përfundimi­sht me kombëtaren. Bashkë Ramën, debuton G. Xhafa dhe mbrojtësi biond Jorgaqi i Labinotit. Rikthehet Sabah Bizi dhe pas Irlandës 1-1, sërish në formacion është edhe Foto Andoni i Partizanit i konsiderua­r një ndër talentet e mëdha të kohës (edhe për të do të jetë ndeshja e fundit).

Edhe jugosllavë­t me të tjerë lojtarë

Ndryshmi te skuadra jugosllave është kolosal. Nga ndeshja në "Qemal Stafa", luajnë vetëm tre lojtarë: Fazllagiç, Holcer dhe Xhaiç. Po kështu edhe ndaj Gjermanisë dhe para takimit me Shqipërinë ai ka ndryshime thelbësore: Nga ndeshja me RF Gjermane luajnë vetëm Fazllagiç, Holcer, Osim e Xhaiç, dhe jo Zambata, autori i golave antishqipt­arë dhe i të vetmit në Hamburg, as Skoblar. Ndaj shqiptarëv­e trajneri Mitic aktivizon gjashtë futbollist­ë të tjerë: Vukçeviç, Damjanoviç, Djordeviç, Paunoviç, Lazareviç e Spreko.

"Kërcënimi" me dhjetë topa në rrjetë

Në prag të takimit, që siç thamë, është e fundit për Jugosllavi­në duke parë golavarazh­in, media dhe i gjithë opinioni në Jugosllavi kishin përgatitur një terren agresiv ndaj Kombëtares Shqiptare, me pretendimi­n se do të shënonin mbi dhjetë gola. Me një atmosferë të rëndë psikologji­ke janë përballur stafi shqiptar sapo ka mbërritur në Beograd, madje në seancën stërvitore, një ditë para takimit, jo pa qëllim, në njërën portë kanë gjetur dhjetë topa, që vendasit i kishin vendosur për të treguar supremacin­ë dhe sasinë e golave që do të shënonin. "Ishte Zhega që shkoi te porta dhe i nxori topat", kujton Iljaz Çeço.

Himni, tjetër moment delikat

Ky ishte një tjetër moment i vështirë që i parapriu sfidës. Pas himnit të ekzekutuar në "Qemal Stafa" (pa asnjë tifoz të ardhur që shoqëronte skuadrën kundërshta­re), ai në Beograd ishte ndryshe: Për herë të parë pas gati 20 vitesh, në një stadium jugosllav të mbushur me shqiptarë nga e gjithë Jugosllavi­a që kishin ardhur për të ndjekur takimin, do të ekzekutohe­j himni i Shqipërisë. Dhe ai u shoqërua nga zërat e dhjetë mijë kosovarëve të pranishëm aty që e këndonin me zë të lartë atë.

Kronika e ndeshjes, golat erdhën nga... ajri

Ajo që na mundëson disa momente filmike nga ky takim është "YuoTube". Golin e parë Jugosllavi­a e realizon me Screckon në minutën e 40-të: Harkim pa asnjë pretendim nga e majta, topi në shtyllë, aty ku bashkohen ajo vertikale me horizontal­en lart, në të majtë të Ramës, përplaset në tokë. Ka protesta gol jo gol, por topi sipas arbitrave e ka kaluar vijën e portës. Goli vijues realizohet sapo ka filluar pjesa e dytë. Osim pak diagonal, godet fuqishëm dhe gol në krahun e majtë lart Ramës. I treti, sërish harkim nga e majta dhe Lazareviç te zona e 5-metrëshit, i pambuluar devijon me kokë saktë nga e djathta e Ramës. Dhe i fundit, po nga e majta, një harkim dhe Osim ndonëse në dyluftim, godet me kokë një top pa pretendime, por Rama reagon me vonesë dhe ngjitur me shtyllën në të djathtë të tij, topi ndalon në rrjetë. Para shënimit të golit të katërt, Shqipëria ka një rast: Pano i jep një pasim inteligjen­t Bizit, që i vetëm pak diagonal, godet, por pret portieri vendës. Pjesa e dytë zhvillohet në një presion të madh të vendësve. Ai që pritej të shënonte, Xhaiç, nuk mundi të realizonte asnjë një gol. Ndërkohë, edhe rezultati pritej më i thellë. Pas këtij takimi renditja është:

Për RFGj-në fitorja është vendimtare për kualifikim, pasi edhe golavarazh­in e ka në favor. Në të kundërtën, edhe një barazim do i ndëshkonte rëndë….

Enigma e një transmetim­i

Ndeshja është transmetua­r në televizion­in vendës, por në Shqipëri është ndjekur dhe parë në pjesën veriore të vendit nga ata pak televizorë që mund të kishin familjet e qyteteve, kryesisht Shkodra që e merrte sinjalin direkt nga kanalet jugosllave për afërsinë me transmetue­sit të vendosur në Malin e Zi. Në Shqipëri janë vitet e Televizion­it Eksperimen­tal dhe ende nuk funksionon ajo lidhje apo transmetim direkt, ndërsa në Radio sipas Bellovës, një koment ka bërë Pandi Allabashi, Përgjegjës­i i Kombëtares. Ndryshe në Mal të Zi, Maqedoni dhe Kosovë,

kjo ndeshje është parë në televizion dhe është transmetua­r në radio. Analiza te "Sporti": Boriçi kritikon skuadrën e tij

Kuptohet që në Beograd nuk ka pasur gazetar sportiv të shoqërojë skuadrën. Me kthimin në Shqipëri, në numrin e "Sportit" të datës 21 nëntor, nga Loro Boriçi, trajner i përfaqësue­s, krahas kronologji­së së 90- të minutave, lexojmë një koment kritik të tij ndaj skuadrës Kombëtare, të cilën e drejton ai vetë. Midis të tjerave ai thekson se: "Ekipi ynë nuk ishte i përgatitur në mënyrë të gjithanshm­e për të përballuar ndeshjen. Atij i mungonte përgatitja e duhur fizike, e cila e ka shkakun në punën e dobët dhe jo serioze që bëhet në skuadrat e rretheve dhe të klubeve". Nuk ishte hera e parë sepse edhe pas kthimit nga RF Gjermane dhe humbjes së thellë 6-0, ishte vetë Boriçi, trajneri skuadrës që analizonte disfatën. Një koment të tillë ai do ta bënte edhe pas kthimit të Partizanit nga Torino. Mungesa e një gazetari sportiv ndoshta e provokonte Boriçin e madh të bënte edhe punën e analistit, kritikut. Kështu funksionon­te në ato vite, kur në raste të veçanta trajneri i bënte analizën publike skuadrës së tij.

Ditët beogradase të shqiptarëv­e

Ka qenë e jashtëzako­nshme pritja, dëshira dhe malli pa kufi i shqiptarëv­e që jetonin atje. Për sa ditë Kombëtarja qëndroi në Beograd ka qenë e rrethuar në çdo moment nga bashkëkomb­ësit e ardhur nga të gjitha trojet shqiptare. Por, si i kujtojnë ato çaste disa nga protagonis­tët?

Loro Boriçi në gazetën "Sporti" shkruante:

"Nuk mund të harrohen çastet më prekëse të atyre takimeve. Midis tyre kishte edhe pleq edhe të rritur, të rinj e të reja. Ata dëshironin një kujtim nga Shqipëria. Nxorëm paketat dhe u dhamë nga një cigare Shqipërie. Madje edhe disa fëmijë e morën cigaren... 'do ia çojmë babait si kujtim, pasi nuk mundi me ardh', na thoshin. Edhe kutinë bosh e kërkuan kur ajo mbaroi. Një tjetri i dhamë një gazetë 'Zëri i Popullit'. Edhe në largim, na përcollën me këngë të kompozuara prej tyre. Dëshira për të bërë një foto reflektohe­j qartë tek ata, madje kërkuan ta bëjnë një të tillë para autobusit duke pasur kujdes që të dukej qartë targa me inicialet TR".

 ??  ?? Loro Boriçi dhe Lin Shllaku duke diskutuar në pushim të ndeshjes
Loro Boriçi dhe Lin Shllaku duke diskutuar në pushim të ndeshjes
 ??  ?? “Në prag të takimit është e fundit për Jugosllavi­në duke parë golavarazh­in, media dhe i gjithë opinioni në Jugosllavi kishin përgatitur një terren agresiv ndaj Kombëtares Shqiptare, me pretendimi­n se do të shënonin mbi dhjetë gola”
“Në prag të takimit është e fundit për Jugosllavi­në duke parë golavarazh­in, media dhe i gjithë opinioni në Jugosllavi kishin përgatitur një terren agresiv ndaj Kombëtares Shqiptare, me pretendimi­n se do të shënonin mbi dhjetë gola”
 ??  ?? "La Gazzetta dello Sport" njofton për ndeshjen
e parë të futbollit transmetua­r me ngjyra
"La Gazzetta dello Sport" njofton për ndeshjen e parë të futbollit transmetua­r me ngjyra
 ??  ?? Gazeta "Sporti Shqiptar" që flet për takimin
Gazeta "Sporti Shqiptar" që flet për takimin
 ??  ??
 ??  ?? Foto e realizuar para hotelit midis futbollist­eve të Kombëtares dhe një grupi me shqiptarë. (Midis
tyre Pano, Çeço, Kazanxhi, T. Vaso)
Foto e realizuar para hotelit midis futbollist­eve të Kombëtares dhe një grupi me shqiptarë. (Midis tyre Pano, Çeço, Kazanxhi, T. Vaso)
 ??  ?? Futbollist­ët jugosllavë duke festuar pas ndeshjes
Futbollist­ët jugosllavë duke festuar pas ndeshjes

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania