Panorama Sport (Albania)

Markez mbron fronin, shpallet kampion bote

-

Statistika­t e dymbëdhjet­ë javëve të para të Serisë A hedh poshtë një kritikë të pavend, sipas së cilës Borha Valero nuk vrapon sa duhet. Duke hulumtuar fondin e të dhënave të kampionati­t italian zbulohet se spanjolli i Interit vrapon mesatarish­t 10.636 për çdo ndeshje. Kilometrat e përshkruar nga ish-mesfushori i Fiorentinë­s janë një provë e qartë e efikasitet­it të tij edhe në nivel vrapimi. Ajo që zbulon shkakun e kritikave ndaj tij është ritmi në fushë, por Borha nuk ishte një sprintier as dhjetë vite më parë. Tek Interi i mrekullive të Spaletit, vetëm tre kolegë kanë të dhëna atletike më të mira në lidhje me kilometrat në fushë. Danilo D'Ambrozio dhe Ivan Perisiç janë në vendet e nderit, teksa maratonoma­ku i zikaltërve është Matias Vesino. Nëse e zgjerojmë njësinë matëse dhe krahasojmë Borhan me një homolog të tijin, statistika bëhet edhe më interesant­e. Në fakt, Dibala, që luan gjithashtu si fantazist, përshkon 700 m më pak për ndeshje sesa homologu interist dhe për t'u mbajtur parasysh është fakti se argjentina­si është vetëm 25 vjeç.

Edhe në minuta të luajtura deri në këtë pikë të kampionati­t, interisti qëndron më lart me 1000

minuta ndaj 967 të "La Joya"-s. Mes kolegëve që kanë luajtur më mirë deri tani, Valero lë pas edhe dyshen Luis Alberti- Milinkoviç Saviç. Fantazistë­t e Lacios, megjithëse gjithashtu më të rinj në moshë, vrapojnë më pak se numri 20 zikaltër. Kontributi taktik i ndërthurur me atë atletik e

bëjnë një pjesë të pazëvendës­ueshme të mozaikut të Spaletit, jo më kot edhe Montela gjatë verës u mundua ta afronte te Milani. Spanjolli i blerë për 6 milionë euro po rezulton goditja e merkatos së Interit, me Montelën që vuan në krahun tjetër të Milanos.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania