Panorama Sport (Albania)

Kukësi, Alijev vuan prej... shokëve

"Demat" do të kërkojnë ndihmën e Igli Tares që të huazojnë ndonjë lojtar nga Lacio

- ILIR CARA

Trajneri Milinkoviç provoi skuadrën ditën e shtunë ndaj Korabit, ku ekipi i Kategorisë së Parë, i drejtuar nga Julian Ahmataj, surprizoi kampionët duke i mundur me rezultatin 0-1. Tekniku serb theksoi mbas ndeshjes se ishte i zhgënjyer nga humbja dhe disa lojtarë, sidomos nga ata që...

Partizani është i ven dosur që të zhbëjë gabimet e merkatos së verës, kur lejoi largimin e disa titullarëv­e, si dhe afrimin me shumicë të lojtarëve që rezultuan të padobishëm në arritjen e objektivit madhor. Pas ndryshimit të stafit teknik, ku komanda kaloi nga Mark Iuliano te Sulejman Starova, Partizani pritet për një tjetër revolucion në janar. Revolucion­et e shpeshta në kampin e kuq më shumë kanë sjellë pështjelli­me se sa progres. Gjithsesi, "operacioni i dimrit" është më se i nevojshëm kësaj radhe, në mënyrë që ekipi të kthehet në binarët e kërkuar. Pas eliminimit nga Liga e Europës, drejtuesit kishin objektiva të tjerë në merkato, të cilët u devijuan rrugës. Asokohe Starova pohoi se Partizani duhet të ndërhynte në qendër të mbrojtjes, gjetja e një fantazisti, përforcimi i krahëve, si dhe afrimi i një sulmuesi "pykë". Asokohe u lakuan disa emra, si Bregu, Abazaj, Shameti, Teqja, Taku, Soue, apo rikthimi i Torasës, por drejtuesit italianë të merkatos kishin ide të tjera, të cilat nuk rezultuan efikase. Ndaj, gjatë merkatos së janarit pritet që Partizani t'i kthehet sërish pistës së disa emrave të lakmuar në verë, por tashmë afrimi i tyre është më i vështirë, pasi janë nën kontratë me klubet ku aktivizohe­n. Për afrimin mund të përdoret edhe

karta e huazimit të ndonjë lojtari, që nuk ka gjetur hapësirë te "demat", plus blerja e kartonit.

HUAZIME NGA LACIO Partizani nuk do të heqë dorë nga tregu italian edhe në merkaton e janarit. Në mungesë dhe në pamundësi për të

gjetur alternativ­a në Shqipëri, një pistë shpëtimi shikohet edhe tregu i huaj. Në këtë aspekt mësohet se Partizani do të kërkojë ndihmën e ish-lojtarit të kuq dhe të kombëtares, Igli Tare, i cili po rezulton shumë i suksesshëm në punën e tij te Lacio. Edhe gjatë merkatos së verës Partizani synoi elementë nga Lacio, siç ishte rasti i sulmuesit Brajan Perea. Kolumbiani i huazuar nga lacialët në sezonet e fundit shikohej si një alternativ­ë potenciale për të zëvendësua­r Ekubanin, por ai nuk preferoi që të transferoh­ej në Itali. Lacio kërkoi që ta huazonte Perean në verë për të liruar një vend si ekstrakomu­nitar, por në fund mbeti pjesë e klubit. Kolumbiani nuk ka luajtur asnjë minutë me Lacion deri tani, kështu që Partizani do ta synojë sërish huazimin e tij. Ndihma e Tares do të kërkohet në gjetjen e ndonjë lojtari potent për sulmin e Partizanit.

 ??  ??
 ??  ?? Sulmuesi i Lacios, Brajan Perea
Sulmuesi i Lacios, Brajan Perea

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania