Panorama Sport (Albania)

Panuçi na prezanton “familjen” kuqezi: Ja pse grumbullov­a Alijin

"Kemi punuar mbi çdo aspekt, mungoi profesiona­lizmi i klubeve për dëmtimet e lojtarëve"

-

Kjo përballje u ofrua me një sërë ndry shimesh nga trajneri apo edhe nga institucio­ni i futbollit në vend që organizon edhe ndeshjet e Kombëtares. Së pari, për grumbullim­in jashtë vendit dhe së dyti, për daljen mediatike të trajnerit vetëm një ditë para sfidës. Në konferencë­n për shtyp trajneri Panuçi u shfaq serioz dhe me shumë shpjegime për të dhënë për gjithçka ka ndodhur me listën, largimet e lojtarëve të dëmtuar apo edhe gjatë ditëve të grumbullim­it në Antalia. Kristian Panuçi bëri me dije se Aliji është pjesë e familjes dhe është grumbullua­r për ta ndihmuar duke qenë se do të jetë një nga lojtarët bazë të skuadrës për kualifikue­set e radhës. Tekniku kuqezi ka shpjeguar se në fushë do të jetë një ekip që do të shfaqet me seriozitet në kërkim të fitores, porse ka bërë me dije edhe se muajt në vijim do të jenë në shërbim të testeve dhe provave derisa të ndërtohet ekipi bazë për kualifikue­set e radhës.

Për çfarë i shërben kjo miqësore Shqipërisë?

Mbi të gjitha kemi punuar shumë mirë dhe kemi provuar situata që do të na nevojiten gjatë ndeshjes. Kemi punuar për asketin fizik, teknik dhe atë taktik dhe ka qenë një grumbullim shumë i rëndësishë­m në një moment të vështirë ku lojtarët kanë luajtur shumë ndeshje. Më duhet të kompliment­oj djemtë e mi sepse kanë qenë shumë seriozë dhe shumë profesioni­stë, kanë punuar më të vërtetë shumë fort.

A kishit dijeni më parë për 3 lojtarët e dëmtuar dhe pse nuk u zëvendësua­n pas largimit?

Këtu kam nevojë që të bëj disa qartësime. Nëse informacio­n është të dërgosh një "email", nëse informacio­n është që mjeku i Kombëtares të kontaktojë me skuadrën e Barit dhe askush të mos kthejë përgjigje, nëse informacio­n është që lojtari të më njoftojë vetë që ka pësuar një dëmtim, atëherë nuk kemi të bëjmë me profesiona­lizëm. Nëse një futbollist ka dëmtim, atëherë ai duhet të paraqitet në Kombëtare dhe t'i përgjigjet grumbullim­it. Këtu nuk po flas për raste të dëmtimeve afatgjata si ai i Cikalleshi­t apo Balajt. Në Kombëtare punojmë seriozisht dhe nuk bëjmë karagjozll­ëqe. Neve kërkuam mjekun e Barit dhe për një javë nuk morëm asnjë përgjigje për Bashën. Pastaj foli drejtori sportiv i këtij ekipi, i cili

la të hapur mundësinë që Basha të mund të luante. Në këto kushte, Basha ka për detyrë që të vijë në Kombëtare, megjithëse gjendja e tij nuk ishte e tillë që të mund të luante me Barin sot (dje). Rregulli është që kur je i dëmtuar dhe të thërret Kombëtarja, lojtari duhet të paraqitet me një rezonancë, eko apo analiza që të vërtetojë dëmtimin dhe pastaj zgjedhja varet nga ne, nëse duhet ta mbajmë lojtarin të grumbullua­r apo ta lëmë që të largohet. Latifi më dërgoi një letër ku shkruhej se duhet të qëndronte 3 javë pa luajtur dhe kjo nuk është as profesiona­le dhe as serioze. Askush nuk dëshiron që

të stërvitë një lojtar të dëmtuar. Kur erdhi Latifi, e pyeta: "Si je?" Ai mu përgjigj: "Mirë, mirë". Meqë u përgjigj në këtë mënyrë, i thashë që duhet të stërvitej. Nëse nuk mund të stërvitej, duhet të më thoshte që nuk ishte mirë. Basha erdhi, tentoi që të stërvitej. E pa që nuk ia doli mbanë sepse nuk ishte në gjendje të mirë dhe iku. Kurse Abrashi, as që nuk erdhi fare. Prandaj, ka disa rregulla që duhen respektuar. Ky është profesiona­lizëm nga ana e klubeve dhe nga ana e federatës. Në këtë mënyrë, lojtarët vijnë, paraqesin dokumentac­ionet që vërtetojnë dëmtimet dhe doktori i Kombëtares vlerëson nëse mundet ose jo që lojtari në fjalë të qëndrojë. Ne punojmë me seriozitet dhe federata u soll në mënyrën e duhur. Ata janë të detyruar që të vijnë në Kombëtare sepse Shqipëria është diçka serioze. Pikë! Sqarim: Edhe për Strakoshën, deri të enjten nuk kisha asnjë informacio­n. Lojtari paraqiti një rezonancë, e cila tregonte se një dëmtim i para dy muajve nuk ishte zgjidhur akoma dhe më pas e dërguam në shtëpi.

Formacioni që do të zbresë në fushë është ai që mendoni për të ardhmen apo do të jetë me lojtarët më të mirë të momentit?

Nga tani deri në mars apo

në qershor duhet të ndjekim sa më shumë futbollist­ë që të jetë e mundur dhe do të kenë shansin për të ardhur në Kombëtare. Në këtë mënyrë do të formojmë grupin me të cilin do të shkojmë në Europian. Nesër ( sot) do të zbresë në fushë skuadra që mund të japë atë që duhet për të marrë fitoren. Duke e pasur parasysh faktin që është miqësore, por gjithashtu edhe që në Kombëtare nuk ka asnjë ndeshje miqësore, por duhet nderuar vendi me seriozitet dhe profesiona­litet. Jam i bindur, që për mënyrën se si kanë punuar lojtarët, nesër (sot) do të bëjnë një ndeshje serioze. Ky vit do të shërbejë për të krijuar grupin me të cilin do të shkojmë në Europian. Me shumë mundësi ndonjë lojtar që e shihni në këtë grumbullim, nuk do ta shihni më në të ardhmen dhe do të ketë lojtarë të rinj, si dhe do të jemi në kërkim të formimit të grupit që unë mendoj se kanë më shumë cilësi për të na çuar përpara.

Në Kombëtare ka lojtarë që janë pa skuadër momentalis­ht.

Pse kjo zgjedhje ka mungesë alternativ­ash?

Aliji është një futbollist mbi të cilin unë besoj shumë. Është një grumbullim shumë i rëndësishë­m, por ai nuk ka as 90 minuta të luajtura në këmbë. Duke qenë se unë besoj shumë tek ai për në Europian, mendoj se ishte e drejtë që t'i jepnim një dorë dhe besoj se e keni parë gjatë kësaj jave. Më vjen keq për të që nuk ka ekip sepse është lojtar i një niveli europian dhe që meriton të ketë një ekip. Duke qenë se unë kam besim tek ai, përpara se të jemi skuadër, duhet të jemi një familje dhe një lojtarit në vështirësi duhet t'i japim një dorë për ta ndihmuar. Duke qenë se është prej atyre që unë u besoj për Europianin, e grumbullov­a që ai të mësohet me rregullat, të ritakohet edhe një herë me ish-shokët e tij. Gjatë javës ka punuar me shumë seriozitet dhe uroj që në janar, një lojtar si ai të gjejë skuadër, pasi nuk meriton të jetë pa ekip. Jam i kënaqur që e kam grumbullua­r dhe që ai punoi me shumë seriozitet.

 ??  ?? Çast nga stërvitja e Kombëtares në Turqi
Çast nga stërvitja e Kombëtares në Turqi
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania