Panorama Sport (Albania)

Miliona dhe gola, ja sekretet e miqësores

Turqi-Shqipëri, Hysaj dhe alhanoglu "luftë" në distancë

- GENTJAN ALINANI

Një miqësore që vlen shumë. Luhet ndaj një rivali që, në letër, është i fortë dhe mund të tregojë realisht forcën e Shqipërisë. Është ndeshja e parë në epokën "Panuçi", duke qenë se të tjerat ishin të ndikuara nga rrethanat e vazhdimësi­së së punës së De Biazit. "Panorama Sport" ju sjell disa nga sekretet e miqësores që do të luhet sot në Antalia të Turqisë në orën 18:30.

* Shqipëria dhe Turqia do të luajnë sot në mbrëmje ndeshjen e dhjetë mes tyre. Aktualisht, në nëntë përballjet e luajtura turqit kanë 4 fitore, kundrejt 3 të shqiptarëv­e. Dy ndeshje kanë përfunduar barazim.

* Nëntë ndeshjet e mëparshme mes Shqipërisë dhe Turqisë kanë pasur gjithmonë gola, me përjashtim të sfidës së luajtur në 27 marsin e vitit 1985, e cila përfundoi në barazim 0-0.

* Vetëm një ndeshje mes këtyre dy kombëtarev­e është luajtur në muajin nëntor. Bëhet fjalë për sfidën e 14 nëntorit në vitin 1971, e cila përfundoi 3-0 në favor të Shqipërisë.

* Kuqezinjtë kanë arritur të shënojnë 11 gola në përballjet me Turqinë. Këta janë autorët e golave: Përnaska (2), Bushi (2), Rraklli (2), Pano, Skela, Ziu, Halili dhe një autogol i Ceniter.

* Kjo është ndeshja e pestë e Kristian Panuçit në drejtimin e Kombëtares shqiptare. Deri tani ka marrë 1 fitore, 1 barazim dhe dy humbje. Sfida e sotme me Turqinë është e para miqësore për të.

* Trajneri italian i Kombëtares shqiptare ka grumbullua­r për herë të parë 3 lojtarë. Bëhet fjalë për Astrit Ajdareviç, Kamer Laka dhe

Ylber Ramadani.

* Vetëm një lojtar i Kombëtares shqiptare aktivizohe­t në kampionati­n turk (Osmanlispo­r). Bëhet fjalë për Sokol Cikalleshi­n, i cili mungon në këtë grumbullim për shkak të dëmtimit.

* Tre gola ka arritur të

shënojë ekipi i Shqipërisë nën drejtimin e Panuçit në 3 ndeshjet e mëparshme. "Goleadori" i tij është Odise Roshi, me dy gola.

* Armando Sadiku është golashënue­si më i mirë në aktivitet për Kombëtaren shqiptare. Ai ka shënuar 9 gola

dhe, në rast se gjen rrjetën me Turqinë, do të barazojë Igli Taren (10 gola).

* Hakan Çalhanoglu është lojtari më i shtrenjtë në Kombëtaren e Turqisë. Mesfushori i Milanit vlerësohet 20 milionë euro nga "transferma­kt". Turqia në total vlen 126 milionë euro. Por, lojtari i dytë më i shtrenjtë i ndeshjes së sotme mban veshur fanellën kuqezi. Bëhet fjalë për mbrojtësin Elseid Hysaj, i cili vlerësohet 18 mln euro. Në total, kuqezinjtë vlejnë 54 milionë euro.

* Andi Lila është lojtari me më shumë prezenca nga ata që është i grumbullua­r për

këtë ndeshje. Mesfushori ka luajtur 66 herë, ndërsa pas tij renditet Berisha me 47 dhe Roshi me 46.

* Gjashtë lojtarë që gjenden aktualisht në grumbullim­in e Kombëtares vijnë nga kampionate­t italiane (Seria A dhe B). Nga Kategoria Superiore ka vetëm 2 lojtarë, Alban Hoxha (Partizani) dhe Sabjen Lilaj (Skënderbeu).

* Ndeshja e sotme do të luhet në stadiumin "Antalya Arena", i cili ka 32.539 vende dhe aty zhvillon ndeshjet skuadra e Antaliaspo­rit, ku trajner është braziliani Leonardo dhe kapiten Samuel Eto.

 ??  ?? Altin Lala dhe Murati gjatë një ndeshjeje me Turqinë
Altin Lala dhe Murati gjatë një ndeshjeje me Turqinë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania