Panorama Sport (Albania)

"Presioni dhe Panuçi, ja pse grumbullim­i u bë në Antalia"

-

Federata Shqiptare e Futbollit shpjegon arsyet pse u mor vendimi për t'u grumbullua­r në Turqi. "Kombëtarja e futbollit ka qenë, është dhe mbetet një vitrinë e jashtëzako­nshme e futbollit shqiptar në botë, pa përjashtua­r këtu edhe ekipet kombëtare të moshave. Dhe, për të përgatitur këtë sfidë miqësore me Turqinë, bazuar edhe në programin e trajnerit të ekipit kombëtar, por mbi të gjitha duke u mbështetur shumë edhe në kriterin sportiv, u vendos që grumbullim­i të kryhet në vendin ku luhet ndeshja në Antalia, nisur edhe nga fakti që këtë qytet e frekuentoj­në shumë skuadra të huaja klubesh, apo ekipesh kombëtare, për klimën dhe kushtet e jashtëzako­nshme që ofrohen. Për të përcaktuar vendin e grumbullim­it të ekipit kombëtar, apo edhe organizimi­n e një ndeshjeje ka disa kritere që vlerësohen, si kriteri sportiv, ai publik, si dhe kriteri ekonomik. Nisur nga kjo, nga ana sportive grumbullim­i për këtë ndeshje ishte shumë më mirë të zhvillohej në Antalia, për faktin sepse lojtarët udhëtojnë më pak, janë shumë më të qetë dhe jashtë trysnisë dhe presionit, por edhe kushtet e stërvitjet janë perfekt. Për këto arsye, pas propozimit të trajnerit, FSHF vendosi që grumbullim­i të bëhet në Antalia. Nuk është hera e parë që grumbullim­e të tilla realizohen jashtë Shqipërisë. Kryesisht për ti ofruar lojtarëve dhe skuadrës një infrastruk­turë sa më perfekte dhe komode për të përgatitur një ndeshje, miqësore, apo zyrtare qoftë ajo. Legjendat urbane periferike të përcjella për izolime apo degdisje të skuadrës kombëtare, janë dhe do të mbeten thjesht një turbulencë e radhës. Në lidhje me pjesën e injorimit të shtypit, zyra e shtypit e FSHF gjithmonë ka qenë dhe do të jetë në ndihmë të mbarë mediave në Shqipëri, sportive dhe jo vetëm, të cilat, në pamundësi për të ndjekur ekipin kombëtar janë furnizuar me informacio­ne të herëpasher­shme, pamje dhe foto, konferenca shtypi dhe prononcime, reagime dhe çdo gjë tjetër të ekipit kombëtar. Nuk është e vërtetë që pyetjet janë bërë nga zyra e shtypit, por nga gazetarë të pranishëm në hotelin e ekipit kombëtar, shqiptar dhe të huaj. Më pas, ato u janë përcjellë mediave në Tiranë, të cilat kanë pasqyruar në vijimësi dhe me intensitet ecurinë e grumbullim­it të ekipit kombëtar", shkruhej në deklaratë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania