Panorama Sport (Albania)

Nuk i pasojnë te Kukësi, Alijev vuan nga... shokët

Trajneri dhe drejtuesit kritikojnë lojtarët për diferencim­in

- SKERDILAID SULOZEQI

Trajneri Milinkoviç provoi skuadrën ditën e shtunë ndaj Korabit, ku ekipi i Kategorisë së Parë, i drejtuar nga Julian Ahmataj, surprizoi kampionët duke i mundur me rezultatin 0- 1. Tekniku serb theksoi mbas ndeshjes se ishte i zhgënjyer nga humbja dhe disa lojtarë, sidomos nga ata që u aktivizuan në pjesën e dytë. Sakaq, në pjesën e parë Milinkoviç hodhi në fushë formacioni­n e parë, të cilët zhvilluan shumë volum loje dhe patën disa raste për shënim, ato me Zeqirin e Bakajn, por jo nga sulmuesi kryesor i saj, Rauf Alijev. Pjesa e parë përfundoi me rrjeta të paprekura, por sërish trajneri dhe drejtuesit e ekipit nuk mbetën të kënaqur me disa prej lojtarëve, për një element në dukje i parëndësis­hëm, por në realitet mjaft i rëndësishë­m. Trajneri Milinkoviç dhe njëri prej drejtuesve të klubit, në pushim të pjesës së parë, u kanë kërkuar llogari disa futbollist­ëve të Kukësit pse ata nuk furnizuan me topa Alijevin.

Madje, dukej sikur ka pasur dhe dashakeqës­i në disa raste ndaj sulmuesit azer. Për këtë arsye, drejtuesit e ekipit edhe gjatë lojës u kanë kërkuar disa prej lojtarëve që të qarkulloni­n topin dhe të kërkonin më shpesh bomberin azer, i cili akoma është diferenca mes Kukësit të vendit të dytë dhe Skënderbeu­t kryesues në përfundim të fazës së parë. Distanca është e thellë, duke ditur se bëhet fjalë për kampionët që dominuan vjet ndaj korçarëve.

nuk po jep atë që prisnin drejtuesit. Alijev nuk pati asnjë rast konkret për të shënuar dhe, për këtë fakt, drejtuesit u acaruan. Për trajnerin nuk duhet që në të gjitha rastet Alijev të lëvizë nga perimetri i tij për të marrë top, por shpeshherë

duhet që ai të furnizohet me topa në zonën që mbulon, me qëllim që të shënojë, pasi roli i qendërsulm­uesit dhe detyrat që ai ka duhet të zbatohen me çdo kusht. Në të kundërt, prishet harmonia mes lojtarëve dhe ikja nga pozicioni i tij mund të

ndikojë direkt në rezultat. Ndaj kërkimi me ngut për të furnizuar Alijevin u kthye në një debat në pushim të ndeshjes midis drejtuesve dhe disa futbollist­ë kryesorë që lanë fushën. Sakaq, trajneri dhe stafi kanë kritikuar dhe kërkuar llogari lojtarëve që luajtën pjesën e dytë duke u bërë me dije që, me të tilla paraqitje, të mos kërkojnë vend në formacioni­n titullar.

SFIDA ME KAMZËN Kukësi do të ndeshet me Kamzën gjatë kësaj jave, ku marrja e tri pikëve për verilindor­ët është detyrim. Në këtë ndeshje pritet që Alijev të rikthehet titullar. Kështu kjo përballje është një shans për atë, pasi koha e tij për të treguar veten është deri në fund të dhjetorit. Në merkaton e janarit, nëse futbollist­i azer nuk bind plotësisht drejtuesit, atij ose do t'i kërkohet reduktim page, ose do të largohet. Por, aktualisht, presidenti Gjici, i mbështetur nga trajneri dhe stafi, janë gjysmë të kënaqur nga Alijev, pasi sulmuesi, edhe pse ka luajtur si zëvendësue­s, ka shënuar 5 gola, 3 në kampionat dhe 2 në kupë. Prej tij pritet më shumë, ndaj sulmuesi azer

ka kohën e mjaftueshm­e për të treguar veten, duke nisur që nga sfida me Kamzën. RIKTHIMET

Trajneri Milinkoviç, gjatë gjithë fazës së parë, ka qenë shumë i kufizuar sa u përket zgjedhjeve, pasi infermieri­a ka qenë plot. Ylli Shameti, Hair Zeqiri, Besar Musolli e Rrahman Hallaçi kanë qenë futbollist­ët që kanë pasur më shumë probleme sa u përket dëmtimeve. Duke u nisur nga ndeshja miqësore, që sipas trajnerit Milinkoviç u realizua enkas për futbollist­ët e dëmtuar për të parë gjendjen e tyre, kapiteni Hallaçi dhe Hair Zeqirin janë plotësisht gati ndaj Kamzës. Ylli Shameti u la pushim në miqësore, për shkak të disa vizitave të paplanifik­uara, i kërkuar urgjent nga mjekët, ndërsa Besar Musolli është i ingranuar me Kombëtaren e Kosovës. Pritet që Shameti e Musolli të jenë të grumbullua­r ndaj Kamzës, mbetet për t'u parë se cili do të jetë angazhimi i tyre në këtë takim. Gjatë kësaj jave, disa probleme të vogla fizike ka shfaqur dhe Sindrit Guri, i cili, për shkak të ngarkesës është lënë pushim ndaj Korabit, pasi ka pasur dhimbje.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania