Panorama Sport (Albania)

Frashëri: Fitorja me Kukësin konfirmon ecurinë e Kamzës

-

Lojtarët e skuadrës së Kamzës pas një jave stërvitore intensive dhe me ngarkesë të plotë, dje kanë qëndruar pushim. Trajneri Ramadan Ndreu i ka lejuar të gjithë lojtarët që të shkojnë pranë familjeve të tyre për t'u çlodhur dhe sot do të rikthehen në fushë për përgatitje­n e ndeshjes me Kukësin. Fillimisht, stafi teknik do të shikojë gjendjen e futbollist­ëve dhe, pas një dite, do të vendosë për formacioni­n që do të përballet në ndeshjen me kuksianët. Ndreu do ta ketë disi të vështirë për të përcaktuar 11shen, pasi e ka grupin të plotë dhe forma e lojtarëve është në gjendje optimale. Siç dihet, kamzalinjt­ë do ta presin në shtëpi Kukësin ditën e enjte, në orën 14:00, ku kërkohet që skuadra të mbështetet edhe nga tifozëria vendëse, e cila ka kohë që nuk është në masën e duhur, pasi në Kategorinë e Parë numri ka qenë më i madh. Kamzalinjt­ë deri në këto momente e kanë mahnitur Superioren, si me paraqitjen apo lojërat e bukura, por edhe me rezultatet e marra në fazën e parë. Një nga lojtarët që ka shkëlqyer në ndeshjen e fundit kundër Partizanit, ishte dhe futbollist­i korçar, Erlis Frashëri, i cili iu bashkua Kamzës në sezonin e shkuar në Kategorinë e Parë. Në një prononcim për "Panorama Sport", Frashëri pohoi se Kamza është përgatitur për të surprizuar edhe ndaj Kukësit. "Duke nisur nga ndeshja e fazës së parë kundër Kukësit në 'Zeqir Ymeri', ku fati i kësaj ndeshje u vendos vetëm nga një penallti e Elis Bakajt, mendoj se skuadra e ka rritur dukshëm optimizmin. Ecuria jonë pozitive nuk do të ndalet me kaq, pasi nuk kemi arritur asgjë, ndaj do luajmë për fitore edhe në ndeshjen e radhës. Kamza është e përgatitur për ta fituar dhe takimin me Kukësin. Potenciali i lojtarëve tanë është i favorshëm, ndaj jemi të bindur në arritjen e suksesit të radhës. Jemi në rrugën e duhur për të arritur objektivin, por një fitore me Kukësin na konfirmon me ecurinë tonë në Superiore". Abdulla Dushku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania