Panorama Sport (Albania)

Teuta kërkon të thyejë baraspeshë­n me Luftëtarin

-

Teuta e nis fazën e dytë të Kategorisë Superiore në transfertë përballë Luftëtarit në Gjirokastë­r. Rezultatet e fundit regjistrua­r në përballjet direkte nuk favorizojn­ë asnjë prej skuadrave, megjithatë durrsakët kërkojnë të vazhdojnë serinë e fitoreve pas asaj të fazës së parë. Në 10 ndeshjet e fundit zhvilluar mes tyre në elitën e futbollit shqiptar, Teuta ka fituar 4 ndeshje, po kaq ka fituar edhe Luftëtari ndërsa dy takime janë mbyllur në barazim. Nëse bazohemi te 4 ndeshjet e kampionati­t të kaluar, gjirokastr­itët janë pak më të avantazhua­r pasi kanë një fitore më tepër. Pas 9 ndeshjeve të para të dyja skuadrat kanë grumbullua­r nga 8 pikë, duke u pozicionua­r në vend të shtatë dhe të tetë, por me Teutën që qëndron një pozicion më sipër për shkak të golavarazh­it. Të besuarit e Maganit kanë një mesatare të shkëlqyer golash për ndeshje, praktikish­t shënojnë çdo takim (1.22 gola për ndeshje). Ekipi i tretë që ka shënuar më shumë në Superiore pas Skënderbeu­t (21) dhe Kukësit (17). Aty ku "djemtë e detit" çalojnë është mbrojtja me 17 gola të pësuar së bashku me Lushnjën janë ekipi që ka pësuar më shumë. Ish-trajneri i Teutës, Hasan Lika, që tani drejton Luftëtarin, kërkon të shfrytëzoj­ë këtë dobësi të durrsakëve për të kthyer të tijtë te fitorja, edhe pse nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi Luftëtari deri tani ka treguar se nuk di të shënojë. Nga një ekip brilant që ishte vjet, këtë edicion kanë shfaqur shumë probleme përpara portës duke shënuar vetëm 5 gola. Gjithsesi, me ardhjen e trajnerit të ri, gjërat duket se kanë ndryshuar. Për këtë përballje, trajneri Guash Magani nuk do të ketë në dispozicio­n mesfushori­n Ardit Hila, i cili ka plotësuar numrin katër të kartonëve të verdhë. Drilon Xhepollari

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania