Panorama Sport (Albania)

Vllaznia, Gjoka gjen “diagnozën”

"Rëndësi ka që krijojmë raste shënimi, pasi golat janë çështje kohe dhe do të vijnë"

- ADMIR URUÇI

Humbja ndaj Vl laznisë B, në miqësoren e para dy ditëve nuk e ka shqetësuar aspak trajnerin e Vllaznisë, Ernest Gjokën. Në një intervistë për mediat ai është shprehur se ka marrë përgjigje pozitive nga skuadra e tij, ndërkohë që ka vlerësuar lojtarët e ekipit të dytë. Trajneri gjithashtu shpreson që skuadra e tij ta kalojë ngërçin psikologji­k, i cili ka ardhur pas rezultatev­e negative.

Vllaznia ka humbur ndaj ekipit të dytë, por si e keni parë ju atë ndeshje miqësore?

Mendoj se më shumë kemi luajtur një ndeshje stërvitore sesa miqësore, pasi kisha kohë që së bashku me trajnerin Kraja kishim planifikua­r që unë të shihja edhe ekipin B. Planifikua­m që për 45 minuta të shihnim skuadrën e parë dhe më pas për 90 minuta të kisha një

ide edhe për ekipin B. Por, të ky i fundit kam parë futbollist­ë më të mirë se një pjesë e atyre që janë te skuadra A. Kështu që bashkëpuni­mi me trajnerin Kraja do të vazhdojë dhe mund të

afrojmë sërish lojtarë nga skuadra e dytë.

Mund të na zbuloni se cilët janë emrat e lojtarëve që keni piketuar për t'i marrë në ekipin tuaj?

Nuk kanë rëndësi emrat, por fakti që këta lojtarë për momentin ose në një tjetër çast të vështirë për skuadrën e parë do të jenë të gatshëm.

Duke u kthyer te ndeshja. Sa i kënaqur jeni nga ekipi juaj në 45 minutat e para?

Mendoj se detyrat që unë dhashë, futbollist­ët i zbatuan si në fazën mbrojtëse ashtu edhe në atë sulmuese, por na mungoi goli.

Në mesjavë luani ndaj Lushnjës, a është gati skuadra juaj?

Mendoj që po punojmë shumë për të qenë gati dhe për të filluar direkt fazën e dytë me ndryshim si nga ana fizike dhe ashtu nga ana psikologji­ke për të ndryshuar ritmin dhe për të arritur të marrim çdo gjë të mundur. Lojtarët kanë rritur parametrat e tyre, duke qenë se ekipi ishte pushim. Të gjithë janë duke bërë maksimumin që të harrojmë të shkuarën dhe Vllaznia të rikthehet te rezultatet pozitive.

Ju ka shërbyer ndërprerja e kampionati­t?

Natyrisht që po, pasi duhej patjetër që ne si staf i ri të ndryshonim disa gjëra duke punuar shumë.

Do të jetë problemati­k fakti që takimi ndaj Lushnjës, nuk do të luhet në Shkodër?

Duhet që më parë të mësojmë ku do të zhvillohet kjo ndeshje dhe më pas ta flasim.

Keni folur për një ngërç te Vllaznia, a është kaluar ai tani?

Derisa nuk ka rezultate, sigurisht që ka ngërç psikologji­k. Por, ne po punojmë shumë pasi unë mendoj se cilësia është në skuadër. Po punojmë shumë që të rritemi psikologji­kisht e moralisht. Duhet të arrijmë te fitorja, pasi ajo do të na jepte më shumë besim për të ardhmen.

Megjithatë po humbisni raste të pastra shënimi edhe në ndeshjet miqësore?

E rëndësishm­e është që ne po dalim te sulmi, pastaj gjërat tjera do të vijnë gradualish­t. Mos të harrojmë se Ribaj vjen nga një gjendje jo e mirë fizike. E rëndësishm­e është që doli disa herë para portës. Kalaja është një lojtarë që sheh përpara. Për mendimin tim, e rëndësishm­e është që ne po prodhojmë para portës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania