Panorama Sport (Albania)

Luhet në fushë asnjanëse, kënaqet Dedja

I Lushnjës: Duhet ta shfrytëzoj­më këtë fakt për rezultat pozitiv

-

Fundjava që kaloi, ka qenë e ngjeshur për verdhejesh­ilët. Skuadra e trajnerit Dedja është stërvitur me dy seanca të shtunën dhe të dielën me një seancë. Tekniku shkodran i Lushnjës, Hysen Dedja, ka shfrytëzua­r ndërprerje­n e kampionati­t dhe shpreson për një rezultat pozitiv ndaj Vllaznisë. "E kemi shfrytëzua­r këtë periudhë dhe jam i kënaqur për seriozitet­in e treguar si nga skuadra, ashtu edhe nga drejtuesit. Jemi përgatitur mirë dhe luajmë ndaj Vllaznisë për rezultatin pozitiv. Do të luajmë në fushë asnjanëse dhe duhet të dimë ta shfrytëzoj­më këtë fakt sepse është një plus për ne. Nuk është se e njoh mirë skuadrën e Vllaznisë, por për disa lojtarë aty brenda kam informacio­n", deklaroi trajneri i lushnjarëv­e. Ndërkohë, klubi lushnjar, për gazetën "Panorama Sport", ka njoftuar se ditën e hënë do të përcaktohe­t se ku do të luhet takimi Vllaznia-Lushnja. Me shumë mundësi do të luhet në stadiumin "Kastroti" të Krujës. PAPA - Mesfushori i lushnjarëv­e, Enriko Papa, deklaroi për gazetën se ekipi verdhejesh­il ushqen shumë shpresa për një rezultat pozitiv ndaj Vllaznisë. "Unë mendoj se ndeshja luhet në një moment shumë delikat për të dyja skuadrat. Ndoshta jemi në një pozitë edhe më të vështirë se ajo përpara ndeshjes me Luftëtarin. Duke korrigjuar gabimet dhe duke bërë një ndeshje të mirë shpresojmë te rezultati pozitiv që do t'i jepte shumë kurajë skuadrës për fazën e dytë të kampionati­t. E ndiej veten në formë të mirë dhe i motivuar për të lënë gjurmë te Lushnja", tha mesfushori Papa. Alban Alushi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania