Panorama Sport (Albania)

Tirana në krye, thyhet Vllaznia

Hysenagoll­i “bllokon” koshin kryeqyteta­s, vajzat e Kombëtares u japin zemër lojtarëve

- ABDULLA DUSHKU

‘‘ Marshon" Tirana. Fiton me Vllazninë me rezultatin 94- 83 dhe ngjitet 3 vende në renditje. Bardheblut­ë, pasi kanë thyer shkodranët dje pasdite në sallën sportive "Farie Hoti", e shohin veten në vendin e parë. Ekipi kryeqyteta­s, pas atij suksesi në ligën ballkanike, ka siguruar një tjetër triumf, por këtë herë në kampionat. Kjo është ndeshja e 5-të për bardheblut­ë që zhvillon në harkun kohor të 10 ditëve me një bilanc në çdo dy ditë një ndeshje, duke arritur të marrë 4 fitore dhe ka humbur një në tavolinë. Kjo ndeshje është zhvilluar pa tifozë duke ditur që në ndeshjen e derbit kundër Partizanit skuadra e Tiranës u dënua nga komisioni i disiplinës me dy ndeshje pa tifozë. Por, të pranishme kanë qenë 17 vajzat e ekipit tonë Kombëtar të basketboll­it për femra që luajtën kundër Rusisë, ndoshta erdhën për të marrë pak eksperienc­ë duke ditur se në përbërje të dy skuadrave, si te Tirana dhe te Vllaznia, ka mjaft elementë cilësorë që mund të merret dhe eksperienc­a. Për sa i përket takimit, ka qenë një ndeshje mjaft e fortë, e bukur dhe plot rivalitet e surpriza. Skuadra e Vllaznisë e ka nisur bukur duke triumfuar në periodën

e parë 25-18. Por, dy pikët e para i shënojnë kryeqyteta­sit pas aksionit të bukur të Bërçkov dhe Karaj. Ndërsa surpriza e kësaj ndeshje ishte i riu Rakaj, që shënon trepikësh duke nisur dhe kryesimin e shkodranëv­e deri në fund të kësaj periode.

Në periodën e dytë kryeqyteta­sit e kërkojnë më shumë koshin dhe arrijnë që të ekuilibroj­në lojën duke e mbyllur periodën e dytë në barazimin 25- 25. Është Bazit ai që shkëlqeu gjatë kësaj periode duke dhuruar spektaklin e koshave fantastikë.

Ai vazhdimish­t kërcen mbi koshin dhe fuqishëm e zhyt topin brenda rrjetës. Në pushim skuadrat shkojnë me 7 pikë diferencë për miqtë nga Shkodra (43-50). Gjatë periodës së tretë Tirana e rrit së tepërmi lojën e saj dhe vijon të kryesojë gjatë gjithë 10-minutëshit të saj duke mbyllur në fitim, 20- 18. Perioda e fundit, edhe pse ka pasur si shkëlqim dy të rinjtë shkodranë, Daniel Lekndreaj dhe Dod Lekndreajn, madje ky i fundit pati si tifoze personale vajzat e ekipit tonë Kombëtar, nuk ka arritur që ta fitojnë këtë periodë. Tirana ka qenë absolute me shtatlarti­n Hysenagoll­i, një "mur betoni" i vërtetë. Kanë mbyllur periodën 31- 15 dhe kanë vulosur fatin e kësaj ndeshjeje duke fituar, 94-83. Vetëm 3 minuta lojë ka pasur në dispozicio­n debutuesi amerikan, Kristofer Hill, duke realizuar vetëm 2 pikë nga gjuajtjet e lira. Ndërsa Ndoj ka plotësuar 5 gabimet duke lënë parketin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania