Panorama Sport (Albania)

Lulaj: E lumtur që shënova 10 gola, por e tepruam disi

-

Shënoi 10 gola, por duket se i ka shijuar që të gjitha rrjetat. Flasim për Cyme Lulaj, futbollist­en e Kinostudio­s, që njëherësh është edhe pjesë e ekipit tonë Kombëtar. Në fitoren 27-0 të kryeqyteta­sve ndaj BilishtiT, ajo ishte një ndër protagonis­tet kryesore, madje dy herë e gjeti portën direkt nga korneja. Në një deklaratë për "Panorama Sport" gjakovarja thotë: "Jam e lumtur që kam shënuar dhjetë gola në një ndeshje, por më duket si diçka e tepruar, edhe pse kanë qenë realisht gola të bukur e të veçantë. Dua t'ia dedikoj prindërve të mi që banojnë në Gjakovë". Lidhur me aktiviteti­n e saj në Shqipëri, ajo na rrëfen se është edhe trajnere, por meshkujsh. "Unë kam 7 vite që luaj në Shqipëri duke qenë dhe një lojtare e ekipit kuqezi. Gjatë kësaj kohe kam ndierë emocione të veçanta. Përveçse një futbollist­e, tashmë kam dhe licencën e ushtrimit të profesioni­t si trajnere, ku drejtoj dy ekipe djemsh, konkretish­t U- 11 dhe U- 13. Me ta kam dalë tri herë fituese në disa turne duke siguruar disa kupa", tha Lulaj. Ndërsa pyetjes nëse do ta linte Shqipërinë për Kosovën, ajo pergjigjet se do i gëzohej bashkimit të dy ligave. "Unë

këtu ndihem si në shtëpinë time. Shpresoj të vijë dita të bëhemi një që të mos kemi këto zgjedhje, që janë shumë të vështira për çdo lojtare. Kohët e fundit është përfolur për krijimin e një lige të përbashkët futbolli, kjo rrjedhimis­ht do të sjellë edhe një kombëtare. Pra, kjo do të ishte Kombëtarja e të gjithë Shqiptaris­ë", përfundoi kosovarja.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania