Panorama Sport (Albania)

Stoli italian “lëkundet”, Kapelo: Ançeloti, zgjedhja perfekte

-

Janë orë vendimtare për të ardhmen e futbollit italian ( që për herë të parë prej vitit 1958, në Irlandë, rrezikon të mos jetë prezent në Botëror), por edhe për Xhian Piero Venturën, stoli i të cilit tashmë po "lëkundet" dhe nuk është më aq solid, edhe në rast kualifikim­i. Nëse Italia do eliminohej, hipoteza më e mundshme për ta pasuar përkohësis­ht është Di Biaxho. Më pas, në verë do të mendohet "trashëgimt­ari": Konte, Ançeloti, Mançini ose Alegri janë ëndrrat.

Ventura ka një kontratë që skadon në vitin 2020, por sipas njërës prej klauzolave mund të shkarkohet në rast eliminimi. Në rast se në "San Siro" (sot) nuk do të arrihet përmbysja e shumëpritu­r, marrëveshj­a me kombëtaren do prishet dhe do nisë rindërtimi. Federata Italiane e Futbollit dëshiron një emër të madh, por problemi qëndron te paga e ulët (1.5 milionë euro) që mund t'i dedikohet trajnerit të përfaqësue­ses. Nëse shuma nuk rritet, Konte, Ançeloti (i vetmi i lirë teorikisht pas shkarkimit nga Bajerni i Mynihut), Mançini apo Alegri do qëndrojnë vetëm "ëndrra të një nate vere". Nuk përjashtoh­et mundësia që, gjatë periudhës së tranzicion­it (nga fundi i këtij viti e deri verën që vjen) në pankinën "axurre" të shihet caktohet Di Biaxho, trajnerit aktual të Italisë U-21. Drejtuesi i moshave të të kaltërve shihet momentalis­ht si profili i duhur. Këto janë skenarët e mundshëm në rast skualifiki­mi, por edhe me biletën për në Rusi në xhep, Ventura nuk e ka kaq të lehtë të ulet sërish në stolin italian. KËSHILLA E "DON FABIOS" - "Problemi është se gjejmë gjithmonë justifikim­in kur jemi në krizë. Nëse gjithë Italia, edhe sektorët e të rinjve, nuk prodhon më talente dikujt duhet t'i lindë pyetja: 'si kanë bërë gjermanët 'warum' (vallë)?, e më pas të marrim masa. Ndërsa ne i importojmë lojtarët...'". Fabio Kapelo, në një intervistë për "QS", është përpjekur të interpreto­jë momentin e futbollit italian në prag të ndeshjes së kthimit për fazën "play-off" kundër Suedisë (sot, në orën 20:45). "Po të mbetemi jashtë Botërorit do të ishte një dramë, më vjen shumë keq. Nuk e kujtoj 'Irlandë 1958' (në Belfast), isha vetëm 12 vjeç... mund të them se ndoqa çështjet e fundit të Kombëtares duke u zgjuar në tre të natës për të parë ndeshjet dhe duket thuajse se nuk jemi gati për një përballje serioze. Suedezët kanë qenë gjithmonë kështu: i kemi sjellë në Itali për forcën e tyre fizike, por Liedholm me kohë kanë treguar se zotërojnë edhe aftësi të mëdha teknike. Talentet tanë më kanë mahnitur. Ne shquhemi për mbrojtjen, por për t'u mbrojtur duhet të dish fillimisht se kë ke përpara, ta studiosh. Me organizim mund të ndalësh edhe Ramosin e Krsitiano Ronaldon, jo të dorëzohesh në goditjet standarde... Unë, në vend të Venturës? Me kombëtaret e kam mbyllur. Ançeloti ka moshën e duhur, është me eksperienc­ë të madhe. I mungon një detyrë e tillë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania