Panorama Sport (Albania)

“Eja në Disneyland”, si Junajtid joshi Klopin

Biografia, fati i trajnerit u vendos në kuzhinën e Vackes

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Më 11 prill 2014, në orën 22: 00, Jyr gen Klop dhe Hans-Joakim Vacke u takuan për një pije në hotelin "Park Hilton" të Mynihut dhe ai i tha se kishte vendosur: Do të qëndronte. Më herët gjatë asaj dite, përpara nisjes së skuadrës për një transfertë në "Allianz Arena" të Mynihut, trajneri i Dortmundit ishte ende i pavendosur. Ai kishte marrë një ofertë tunduese, shumë joshëse nga veriperënd­imi i Anglisë për t'u ulur në stol dhe revolucion­arizuar një prej klubeve më të mëdha të botës. "Fillimisht u takuam në kuzhinë", tregon bosi i Dortmundit. "Ishte një bisedë interesant­e. Mendoj se ajo bëri diferencën, sepse ai më tha në avion se duhet të flisnim sërish gjatë mbrëmjes. Do të haja darkë me vajzën time, e cila jetonte në Mynih, kështu që mund ta takoja vetëm në orën 22:00. Ai më tha menjëherë: 'Nuk mund ta përballoj më këtë presion. I refuzova menjëherë'".

OFERTA E PARË - Jo shumë kohë më parë, administra­tori i Junajtid, Eduard Uduard, kishte fluturuar në Gjermani për të takuar Klopin. Aventurës së shkurtër të Dejvid Mojesit në "Old Trafford" po i vinte fundi dhe Klopi ishte kandidati i preferuar i Junajtid për ta zëvendësua­r dhe rikthyer shpirtin aventuresk në lojën e "djajve". Uduard i tha Klopit se "Teatri i Ëndrrave" ishte si një "version për të rritur i 'Disneyland'-it", një vend mitik, ku siç tregon nofka, argëtimi ishte i klasit botëror dhe ëndrrat bëheshin realitet. Klopi i tha një mikut të tij se ai nuk ishte i intriguar, por ai nuk e refuzoi propozimin menjëherë. Pas thuajse 6 viteve në Dortmund, ndoshta ishte koha për të ndryshuar panoramë. I vetëdijshë­m për interesin e Junajtid, Vacke kishte për qëllim që të këmbën-

gulte që Klopi të respektont­e kontratën, e cila ishte zgjatur deri në 2018-ën vjeshtën e shkuar. Por, duke parë dyzimin e 46- vjeçarit, Vacke ndryshoi strategji dhe eci drejt një rruge më të rrezikshme. Nëse Klop donte të shkonte te Mançester Junajtid, atëherë ai i tha se nuk do ta pengonte duke luajtur me besimin reciprok dhe lidhjen e gjatë që ata kishin, e cila ishte shndërruar nga marrëdhëni­e biznesi në miqësi. Pas disa rrahje mendimesh dhe bisedës në tavolinën e kuzhinës së Vackes, trajneri i Borusias arriti në konkluzion­in se puna e tij në "Signal Iduna Park" nuk kishte përfunduar ende. Megjithatë, Junajtid ndieu se ata kishin ende një mundësi për ta joshur. Kur Mojes u shkarkua në 22 prill, Klopi u pozicionua nga kuotat e basteve si favoriti për të zëvendësua­r skocezin. Spekulimet e vazhdueshm­e të mediave në Angli detyruan burrin nga krahina jugperëndi­more e Shvabias që të lëshonte një deklaratë për "The Guardian", për t'u dhënë fund spekulimev­e: "Junajtid është një klub i shkëlqyer dhe unë ndihem shumë familjar me tifozët e tyre të mrekullues­hëm. Por, angazhimi im me Borusian dhe njerëzit atje është i pathyeshëm". E pavarësish­t kësaj, Klopi vijoi të tërhiqte

interes nga Premier Liga. 6 muaj pasi ai refuzoi Uduardin, rivalët lokalë të Sitit bënë një përpjekje. Totenhemi gjithashtu pyeti për gatishmëri­në e tij. Ekzaktësis­ht një vit pasi Klop i tha "jo" Junajtid, lidhja e tij me Dortmundin tregoi se ishte e thyeshme.

LIVERPULI - Ai lajmëroi se do të dorëhiqej në fund të sezonit 2014-15 duke shtuar se nuk kishte ndërmend të merrte një vit pushim. Në një vilë, në lagjen e Bremenit Shvahhauze­n, të mbuluar nga gjethet, telefoni nisi të bjerë për disa javë gjatë sezonit të ri të Premier Ligës. Ndërsa epokës së Brendën Roxhersit në "Anfield" po i vinte ngadalë fundi, disa persona të ndryshëm kontaktuan me menaxherin e Klopit, Mark Kosicke, duke i premtuar se do t'i bënin një prezantim me Liverpulin. Njëri prej tyre, një menaxher gjerman futbolli, i tha se e njihte shumë mirë Keni Dalglishin. Kosicke preferoi të priste. Përfundimi­sht, dikush që pretendont­e se ishte drejtori i Liverpulit, Ian Ajër, telefonoi. A mund të siguronin ata një bisedë me Klopin për të ardhur në "Anfield"? "Po", iu përgjigj Kosicke, por vetëm përmes "Skype". Pasi Ajër uli receptorin, për të telefonuar pak çaste më vonë përmes aplikacion­it,

Kosicke bëri një kërkim të shpejtë për foton e zyrtarit të Liverpulit, vetëm për të qenë i sigurt. Në atë kohë, ishin të shumtë ata që bënin rrengje. "Pasi ke qenë te Dortmundi, ku mund të shkosh tjetër si trajner?", pyet Martin Kuast, një shok i Klopit prej fillimit të viteve 1990. "Në Gjermani ka mbetur vetëm një kombëtare, gjithçka tjetër do ishte një hap pas, edhe Bajerni. Klopi është emocional. Unë do ta imagjinoja që ai të shkonte vetëm jashtë dhe të merrte një klub si Liverpuli". Kristian Haidël, sot drejtori sportiv i Shalkes, thotë se Klop kishte vetëm një pengesë, anglishten e tij. "Më pyeti: 'Duhet ta pranoj'? 'Fjala është arma jote', i thashë. 'Ti duhet të vendosësh nëse ia del me atë që është e rëndësishm­e në atë gjuhë. Duhet të jesh i sigurt'. Dhe pastaj ai tha: 'Do t'ia dal. Do të studioj tani dhe do të shkoj atje'. Dhe duke qenë se ai është tepër inteligjen­t, ai shkoi atje dhe shumë shpejt madje. Në atë kohë kur Liverpuli u afrua, asnjë klub tjetër nuk do të kishte ndonjë shans. Atij i pëlqente gjithnjë të shkonte atje, ishte i emocionuar nga dimensione­t e klubit. Nuk mendoj se do të kishte shkuar te Mançester Siti, apo ndonjë klub si ai, edhe pse ata e donim me të vërtetë".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania