Panorama Sport (Albania)

Bajern, Humels “djeg” dy trajnerë

"Na duhet një si Jupi në stol, i cili të na nxisë për të dhënë maksimumin tonë"

- Përgatiti: ANTON LUMEZI

Pas debateve të fundit lidhur me trajnerin që do të zëvendësoj­ë legjendën bavareze, Jup Hejnkes, ka folur edhe mbrojtësi i skuadrës së kampionëve gjermanë, Mats Humels, i cili ka eliminuar mundësitë për dy trajnerët favoritë që mund të marrin nën kontroll klubin bavarez në fundin e sezonit aktual. Në një intervistë për "Bild", Humels ka thënë se: "Sa i përket ish-trajnerit të Dortmundit, Tomas Tuhel, nuk mund të flas për të pasi s'ka ndodhur asgjë lidhur me të dhe klubin e Bajernit". Mbrojtësi Humels dhe ish- trajneri, Tomas Tuhel, të cilët kanë punuar së bashku në skuadrën e verdhezinj­ve të Dortmundit në sezonin 2015/ 16, kanë pasur edhe probleme me njëri-tjetrin atje. Në finalen e Kupës së Gjermanisë, në të cilën Dortmundi humbi me penallti ndaj Bajernit, Tomas Tuhel ka kritikuar mbrojtësin Humels për paraqitje të dobët duke thënë: "Ai mund të luajë më mirë". Megjithatë, mbrojtësi i kampionëve gjermanë, Mats Humels, ka folur edhe për trajnerin e Hofenhaimi­t, Julian Nagelsman, i cili është përfolur shpesh si një prej alternativ­ave më të mira për të zëvendësua­r legjendën Hejnkes. Sa i përket Nagelsman, Humels ka thënë se: "Julian Nagelsman është vetëm dy vite më i madh se unë, ndaj nuk mendoj se do të jetë një trajner i duhur për një skuadër kaq të madhe si Bajerni. Në këtë skuadër na duhet një trajner, i cili t'i mëshojë pjesës taktike, sikurse ka bërë edhe legjenda Jup Hejnkes pas rikthimit në klubin bavarez. Megjithatë, do të thosha se më e mira do ishte të kishim një trajner, i cili është gjermanofo­lës". Mbrojtësi 28-vjeçar i kampionëve gjermanë ka folur me superlativ­a për trajnerin Hejnkes duke shtuar: "Disiplina, struktura e qartë që ai ka për skuadrën, janë ato pak gjëra të cilat na nevojitesh­in shumë. Trajneri Hejnkes e ka nxitur skuadrën për të arritur rezultate edhe më të larta, ndryshe nga ç'kemi parë nga ish- trajneri italian, Karlo Ançeloti. Për të kam folur me shumë persona që e njihnin dhe më kanë treguar se Ançeloti është i shkëlqyer si trajner, por mendoj se gjuha është një problem shumë i madh në futboll. Ai nuk pati mundësinë të komunikont­e në gjermanish­t me ne, çka mendoj se ka qenë edhe nisja e problemeve".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania