Panorama Sport (Albania)

Markez shpallet kampion bote

Mark rrezikoi rrëzimin xhiro nga fundi dhe e mbylli i treti, Fitoi edroza

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Mark Markez bën formalitet­in dhe shpallet kampion bote. Ashtu siç pritej, piloti spanjoll i skuderisë Honda mbron fronin e tij në Moto GP dhe për të hapur shampanjën nuk ka nevojë as të fitojë, madje duke rrezikuar edhe rrëzimin gjatë garës. Gjithsesi, pas një frike të vogël, në fund të gjithë mund të festojnë... Markez, i cili sivjet fitoi gjashtë gara, festoi dje titullin e gjashtë në karrierë në motoçikliz­ëm dhe të katërtin në klasin Moto GP (2012, 2013, 2016 dhe 2017). Piloti i Hondës u rendit në vendin e tretë në garën e djeshme, në Valencia, pas fituesit dhe shokut të tij të skuadrës, Dani Pedroza, si dhe francezit Johan Zarko, me Jamaha. 24-vjeçari mund të kishte komplikuar realisht titullin e tij, kur 7 xhiro nga fundi rrezikoi që të rrezohej, por arriti që të mbajë në pistë motorin e tij, ndërsa rivali i tij për titull, Andrea Doviciozo, i cili mund të kishte shpresuar shumë në një aksident të spanjollit, e pa veten në asfalt pesë xhiro nga fundi duke u dorëzuar përfundimi­sht. Gjithsesi, për italianin e Dukatit ka vetëm kompliment­e, madje edhe nga rivali i tij për titull, duke qenë se për titullin kampion ai ishte ndoshta i vetmi kandidat që nuk mendohej dhe arriti të luftojë denjësisht deri në fund. Për sa i përket kronikës së garës, në Valencia pati emocione të bukura duke qenë se nga xhiro e parë e deri në të fundit ishte një sfidë mes pesë pilotësh, të cilën në fund e fitoi Pedroza. Ndërkohë, "doktori" Valentino Rosi e mbylli garën në vendin e pestë, i njëjti pozicion edhe në renditjen përfundimt­are për pilotin e Jamahas, me 208 pikë të grumbullua­ra dhe vetëm një garë të fituar. Cirkuiti i Valencia i dha fund edhe këtij Botërori, ndërsa nga sot do të nisin edhe testet e para për sezonin e ardhshëm me disa prej skuderive që do të provojnë disa risi në mjetet e tyre.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania