Panorama Sport (Albania)

Duka: Ndaj Turqisë bëmë gabime amatoreske

-

Pavarësish­t fitores 2-3 në miqësoren ndaj Turqisë, kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, nuk ka qenë plotësisht i lumtur nga loja e ekipit kombëtar. Në një prononcim për "SuperSport" nga aeroporti i Rinasit, Duka deklaroi se skuadra duhet të nxjerrë mësim nga gabimet e bëra në miqësore. "Jam i kënaqur me rezultatin e ekipit dhe me përgatitje­n që i bënë ndeshjes dhe atë çfarë dhanë në fushë. Në një ndeshje miqësore është i rëndësishë­m eksperimen­ti teknik dhe, nëse merr një fitore, është një kënaqësi më shumë. Duhet të nxjerrim mësime nga gjërat që bëmë keq për t'i korrigjuar në të ardhmen. Edhe kjo ndeshje nuk ka pasur pak gabime, por shpresojmë të mos i përsërisim më. Nuk duhet të bëjmë gabime amatoreske si te goli i dytë. 2020-ta? Kam shumë besim te skuadra. Ka të gjitha mundësitë për të fituar çdo ndeshje, por s'mund të themi që jemi një skuadër e madhe, që mund të marrim 3 pikët në çdo takim. Me një short të mirë, i kemi të gjitha mundësitë për të arritur në Europianin e 2020-ës", ka deklaruar Duka.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania