Panorama Sport (Albania)

Doko te Panathinai­kosi, Greqia i jep pasaportë talentit shqiptar

Bogdani s’e grumbulloi, menaxheri tregon synimin

-

I riu shqiptar, Igli Doko, ka firmosur një kontratë profesioni­ste me skuadrën e Panathinai­kosit. Ky është lajm pozitiv dhe fantastik për atë, por edhe për Kombëtaren Shqiptare që mund të mbështetet tek ai në një të ardhme. Mirëpo, lajmi nuk përfundon këtu. Paralelish­t me firmën e tij në kontratën e profesioni­stëve të skuadrës së njohur greke, Doko u josh nga shteti grek. Këta të fundit i kanë dhënë pasaportën greke dhe sigurisht që në një të ardhme mund ta grumbulloj­në dhe ta ftojnë për të luajtur me ekipin e Greqisë. Lajmi i firmës së tij dhe i marrjes së pasaportës greke ka bërë jehonë në mediat greke, të cilat e konsideroj­në si një nga talentet e së ardhmes. Doko prej vitesh ndodhet në Greqi dhe është aktivizuar me ekipin e të rinjve të Panathinai­kosit, ndërsa dje u bë profesioni­st në këtë skuadër. Ai nuk është emër i panjohur për Shqipërinë dhe mbi të gjitha për trajnerin e Kombëtares U19, Erjon Bogdani, i cili e ka grumbullua­r disa herë në skuadrën e tij, por nuk i ka dhënë kurrë mundësinë për të luajtur dhe nuk e ka zbritur në fushën e lojës. Tani që Doko ka pasaportë greke, mund të zgjedhë të luajë edhe për helenët, pavarësish­t se dëshira e tij e madhe është që të përfaqësoj­ë Shqipërinë në të ardhmen.

FLET MENAXHERI- Për "Panorama Sport", konfirmoi gjithçka edhe vetë menaxheri Angjelos Veizi, i cili ka të drejtat e të riut Igli Doko. "Nga ky moment është bërë profesioni­st te Panathinai­kos. Firmosi për dy vite te Panathinai­kos dhe ka dhjetë vite që rritet në këtë skuadër. Ai ka vuajtur shumë në Greqi, në fëmijërinë e tij. Në maj u grumbullua

nga Kombëtarja U-19 e Shqipërisë, por Bogdani e la jashtë liste për ndeshjet e Europianit. Ai mund të luajë edhe me kombëtaren greke, por do vetëm Shqipërinë. Greqia e ka dashur edhe më përpara, por nuk kishte dokumente. Tani që mori pasaportën, e ka të lehtë dhe e ka në dorë të zgjedhë kë të dojë. Igli preferon vetëm Shqipërinë dhe këtë ma ka thënë disa herë", ka thënë menaxheri i tij Veizi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania