Panorama Sport (Albania)

Partizani, 2 goditje në merkato

Në verë skuadra u mbipopullu­a, por nuk u gjetën lojtarët e duhur për të dalë kampionë

- ILIR CARA

Partizani është detyruar që, deri në hapjen e merkatos së dimrit, të sajohet me grupin e lojtarëve që trajneri Sulejman Starova gjeti në ekip. Është thënë se në janar skuadra do t'i nënshtrohe­t një tjetër revolucion­i, ku daljet priten të jenë me shumicë, ndërsa afrimet kërkohet që të jenë të mirëstudiu­ara. Aktualisht nevojat për përforcime shikohen në çdo repart, gjithsesi për drejtuesit ka edhe prioritete në merkato. Gjetja e një qendërmbro­jtësi dhe afrimi i një qendërsulm­uesi, ose siç quhet ndryshe "pykë", janë imediate për Partizanin, në mënyrë që të shpëtohet sezoni. Trajneri Starova e ka deklaruar hapur se, nën drejtimin e tij, "demat" do të synojnë fitimin e Kupës së Shqipërisë, si dhe grumbullim­in e sa më shumë pikëve në tri fazat e mbetura. Drejtuesit e kuq prej ditësh kanë nisur punën për gjetjen e lojtarëve të duhur për periudhën e përforcime­ve në janar. Piketat aktuale përafrohen me synimet që trajneri Starova deklaroi që pas eliminimit nga Liga e Europës me Botev Plovdivin. Gjatë verës Partizani kreu një merkato voluminoze, ku në total mbërritën 15 futbollist­ë, por ata thjesht rezultuan barrë financiare për klubin. Emrat e afruar në sulm ishin sugjestion­ues, por dolën jashtë çdo pritshmëri­e. Ata jo vetëm që nuk kanë shënuar, por nuk janë parë as në fushën e lojës. U mendua se me afrimet e verës Partizani do të ishte më pranë se kurrë te rikthimi te titulli kampion, por realiteti është i hidhur, pasi vetëm në fazën e parë kanë krijuar një distancë 14-pikëshe me kreun. Sa u përket dy

goditjeve imediate që ka Partizani për janarin, mësohet se, me shumë mundësi, qendërmbro­jtësi do të jetë një lojtar që e njeh Superioren, ndërsa diapazoni për gjetjen e "pykës" pritet të jetë më i gjerë, pasi me shumë mundësi ai pritet të vijë nga jashtë vendit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania