Panorama Sport (Albania)

Ultrasit e kuq në Laç, biletat blihen në Tiranë

-

Partizanit nuk i ka munguar në asnjë stadium mbështetja e tifozëve, gjë e cila pritet të ndodhë edhe nesër në Laç. Klubi do të vërë në dispozicio­n autobusë për udhëtimin e ultrasve, të cilët mund t'i blejnë bileta e ndeshjes në kryeqytet. "Njoftojmë se për sfidën Laçi-Partizani, e vlefshme për javën e 10të të Superiores, tifozëria e kuqe mund t'i sigurojë biletat në Tiranë. Falë bashkëpuni­mit me kompaninë që menaxhon biletat, tifozët, të cilët dëshirojnë të jenë prezent në stadiumin e Laçit, mund t'i sigurojnë biletat (me vlerë 200 lekë) paraditen e së enjtes, duke filluar nga ora 11:00, pranë pallatit të sportit 'Asllan Rusi'". Ky ishte njoftimi i djeshëm i klubit për tifozët e Partizanit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania