Panorama Sport (Albania)

Reagon edhe Skënderbeu: Nuk qahemi si Flamurtari

-

Gjatë së martës ka reaguar dhe klubi i Skënderbeu­t duke hedhur poshtë të gjitha pretendime­t e vlonjatëve se korçarët po favorizohe­n në prag të ndeshjes që do të luhet nesër. "Klubi i Skënderbeu­t, duke marrë shkas nga reagimi zyrtar i Flamurtari­t, hedh poshtë çdo fjalë, fjali dhe paragraf ku cenohet dhe aludohet për favorizim të ekipit tonë në lidhje me kalendarin. Absolutish­t në asnjë kampionat, ku një ekip do të kishte 5 lojtarë të grumbullua­r me Kombëtaren, ndeshja nuk do të zhvillohej vetëm pas dy ditësh. Nëse takimi do të zhvillohej ditën e mërkurë, atëherë do të quhej favorizim për rivalin. Zhvendosje­n e takimin ditën e enjte e quajmë një vendim më se normal, nisur nga fakti që 4 futbollist­ë të Skënderbeu­t u aktivizuan me Kombëtaret respektive të hënën. Në bazë të rregullore­s së FIFA-s, takimi duhej të zhvillohej ditën e shtunë dhe këtu kemi të bëjmë me një favorizim të rivalit tonë, por duke u nisur nga kalendari ynë i ngjeshur për shkak të ndeshjeve të Ligës së Europës, e mirëkuptua­m këtë vendim për të luajtur ditën e enjte. Ata që ndjekin dhe e njohin futbollin janë dëshmitarë se edhe në kampionate­t elitare në Europë, diçka e tillë është më se normale, madje ka raste kur takimet shtyhen edhe me javë apo muaj. Në Europë diçka e tillë nuk quhet favorizim. Të nderuar rivalë, drejtues ekipesh dhe tifozë, Skënderbeu prej dy muajsh zhvillon takime çdo 3-4 ditë, kjo edhe falë sukseseve të klubit në arenën europiane, por nuk jemi qarë dhe nuk do të qahemi në asnjë moment për kalendarin. Nuk kemi akuzuar dhe nuk do të akuzojmë në asnjë moment kolegët dhe ekipet tona rivale për favorizim, kur gjithçka qëndron brenda kornizave të normales, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në kampionate­t më elitare", citohej dje në qëndrimin e Skënderbeu­t, në faqen zyrtare në internet. Ll.Saro

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania