Panorama Sport (Albania)

Replika në "Facebook": Korçarë, zbardhni akordin

-

Pas deklaratës së Skënderbeu­t, ka replikuar menjëherë klubi i Flamurtari­t përmes faqes zyrtare në "Facebook". Ja postimi i plotë i vlonjatëve: "Sikundër e kemi përmendur edhe në deklaratat tona të mëparshme, në asnjë moment nuk kemi dashur të akuzojmë asnjë prej rivalëve në garë. Çdo deklaratë ka patur për qëllim denoncimin për standartet e dyfishta apo shumëfisht­a të FSHF- së dhe përgënjesh­trimin e deklaratës 'FAKE' mbi ndjeshmëri­në e FSHF-së. Duke shprehur keqardhjen për ndërhyrjen tuaj nga një këndvështr­im i juaji, i gabuar ose jo, dhe duke ju kujtuar se 'qarja' nuk është pjesë e karakterit të skuadrës dhe qytetit të Vlorës, ju ftojmë të zbardhni edhe dakortësim­in midis dy klubeve tona për shtyrjen e ndeshjes, sipas pretendime­ve të FSHF-së për konsensusi­n. Në këtë mënyrë mund të zbardhim të vërtetën për opinionin public".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania