Alarm te Skënderbeu, Lilaj thyen gishtat, mungon edhe Nespor

Dëmtohet me Kombëtaren, mesfushori: Mungoj 2 deri në 3 javë

Panorama Sport (Albania) - - KATEGORIA SUPERIORE -

Ndeshja kundër Flamurtarit është komplikuar tej mase për Skënderbeun. Korçarët kanë humbur mesfushorin kryesor, Sabjen Lilajn, i cili ka thyer dy gishta të dorës së djathtë në ndeshjen e Kombëtares. Ai e ka vendosur dorën në allçi dhe pritet të mungojë afro dy javë. "Ndjeva dhimbje dhe vetëm pas ndehsjes e kuptuian se kasha dëmtuar gishtat. Do të mungoj dy deri në tre javë", ka thënë për "Supersport" mesfushori. Ilir Daja gjithsesi nuk dorëzohet dhe do të kërkojë fitoren, ndonëse do t'i duhet të arnojë formacionin dhe të shtrydhë sërish Souenë. Ky i fundit pritet që të mbërrijë sot gjatë mesditës për të udhëtuar më pas direkt drejt Vlorës së bashku me ekipin. Pavarësisht se Soue ka qenë i impenjuar me përfaqësuesen e Gambias, duket se kjo nuk sjell asnjë ndryshim për Skënderbeun dhe trajnerin Daja. Numri një i pankinës korçare do të hedhë në fushë si titullar qoftë Lilajn ashtu edhe Souen. Gjatë përgatitjeve të formacionit që do të luajë nga minuta e

parë në Vlorë, Daja i kishte bërë planet e veta me Souen dhe Lilajn në fushë, por tani do t'i duhet të ndryshojë në repartin e qendrës. Në vend të Lilajt pritet të luajë Taku, ndërsa Osmani dhe Muzaka do të plotësojnë treshen e mesfushës. në nëntë javë kampionat për Skënderbeun. Golashënuesi më i mirë është Sabjen Lilaj me 5 gola. Më pas, me nga katër janë Soue dhe Taku. Nga një herë kanë realizuar Xhejms, Jashanica, Dita dhe Shkodra.

MUNGESAT - Trajneri i Skënderbeut nuk do të ketë të gatshëm katër lojtarë. I pari i sigurt është Sabjen Lilaj që ka thyer gishtat e dorës së djathtë. Bajram Jashanica, që ende nuk e ka kaluar dëmtimin në shpatull, ndërsa do të duhet të mungojë edhe ndeshjen ndaj Kamzës, kur shpresat janë që të rikthehet të paktën në mesjavën e ardhshme për sfidën në "Elbasan Arena" kundër Dinamos së Kievit. Në krahun tjetër shtohet edhe mungesa e Martin Nespor. Në momentin kur pritej që të ishte koha e Nesporit për të treguar vlerat e tij në fushë, sulmuesi çek i Skënderbeut ka "lënë në baltë" ekipin, pasi shpina i ka kthyer sërish problemet me hernien diskale. Mungesë e sigurt është edhe mesfushori nga Mali, Bakari Nimaga, i cili ka udhëtuar drejt vendlindjes për shkak të një fatkeqësie familjare. Pritet që të mbërrijë në Shqipëri në fundjavë. MUZAKA - Lajme të mira kanë ardhur për Gjergji Muzakën, i cili e ka kaluar problemin në kavilje të pak ditëve më parë dhe është bashkuar me ekipin, ku ka zhvilluar të plotë seancën e djeshme stërvitore. Në kushte të tilla, kur duket se kavilja nuk i jep më problem, Muzaka është gati. Rendimenti i tij dihet se sa i rëndësishëm është për Skënderbeun. Kjo i rrit kuotat që Muzaka të jetë titullar nesër. Llazi Saro

Lilaj me dorën në allçi duke folur për “SuperSport”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.