Panorama Sport (Albania)

Vllaznia “motivohet” në teatër për... kthesën

Trajneri kërkon të fusë një frymë sa më pozitive në ekip

- SENAD NIKSHIQI

Vllaznia ka lënë për një moment fushën e lojës apo të stërvitjes duke humbur përqendrim­in nga Kategoria Superiore. E gjithë skuadra ose më mirë pjesa më e madhe e saj nuk do ta kenë mendjen te ndeshja e radhës bashkë me trajnerin Ernest Gjoka. Të ftuar nga bashkia Shkodër, skuadra e Vllaznisë bashkë me stafin teknik dhe atë drejtues, ishin të pranishëm në sallë në natën e parë të festivalit të këngës qytetare "Lule Borë" në teatrin "Migjeni". Kuqeblutë janë një skuadër që nuk qëndrojnë vetëm në fushën e lojës apo të stërvitjes, por kanë kohë edhe për të tilla argëtime që mund t'u shërbejnë për të çliruar ngarkesat që kanë, qoftë edhe ato psikologji­ke. Shpresojmë që këtë herë t'i shërbejë për mirë, sepse edhe sezonin e kaluar Vllaznia shkoi te muzeu kombëtar "Marubi" dhe u njoh me historinë apo hartat në bibliotekë­n e qytetit, por në fund thuajse asgjë nuk vlejti sepse ekipi vetëm në javën e fundit me Tiranën e siguroi qëndrimin në Superiore. Kësaj here shpresojmë të jenë ndryshe, sepse sporti dhe arti më shumë se larg, janë shumë afër njëra-tjetrës me një emërues të përbashkët, emocion, sakrificë dhe rezultat. Kjo është mbase mënyra më e mirë që stafi ka menduar për të qetësuar skuadrën dhe për të bërë të mundur që të shtohet harmonia dhe qetësia e munguar së fundmi. Ulja e ngarkesës emocionale te futbollist­ët pritet që të japë frytet e veta, pasi në këtë mënyrë secili futbollist është më i qetë në fushë për zbatimin e detyrave taktike dhe skemave që janë përdorur gjatë stërvitjev­e.

 ??  ?? Lojarët, stafi i Vllaznisë dhe kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, duke ndjekur festivalin e këngës qytetare "Lule Borë" në teatrin "Migjeni"
Lojarët, stafi i Vllaznisë dhe kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, duke ndjekur festivalin e këngës qytetare "Lule Borë" në teatrin "Migjeni"
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania