Panorama Sport (Albania)

Klubi mendon për merkaton, Gjoka: Nuk ka alternativ­a

-

Ndonëse duhet edhe më tepër se një muaj e gjysmë që të nisë zyrtarisht merkato e janarit, drejtuesit e Vllaznisë mësohet se kanë nisur punën për të parë ndonjë futbollist që mund t'i bashkohet kësaj skuadre. Për momentin nuk ka një objektiv të qartë se ku po synohet, në tregun e brendshëm apo atë të huaj, megjithatë ideja është të gjendet ndonjë lojtar cilësor për sulmin, por edhe për mbrojtjen. Burime pranë skuadrës bëjnë të ditur se kanë nisur kontaktet me menaxherë të ndryshëm dhe po shikohet mundësia e gjetjes së ndonjë lojtari cilësor. Sakaq, po ashtu bëhet e ditur se 45 elementë nga ata që formojnë sot 25-en e Vllaznisë, në janar nuk do jenë më pjesë e saj. Mirëpo nuk është përcaktuar ende nëse bëhet fjalë që të kalojnë tek ekipi B, apo do të lihen të lirë. Këta futbollist­ë nuk kanë bindur as Cungun më parë dhe as Gjokën tani, dhe për këtë arsye, gjasat më të mëdha janë që të largohen. Megjithatë, ka ende kohë për të dalë me emra konkret në këtë drejtim.

TRAJNERI

Ndërsa vetë tekniku Gjoka, në një prej mediave lokale të Shkodrës, është shprehur se do të jetë e vështirë që të ketë një merkato cilësore në periudhën e janarit. Ai do ta ketë të vështirë ashtu si edhe trajneri paraardhës për të vendosur për këta lojtarë. "Jam i shqetësuar për merkaton, pasi në një periudhë të tillë është e vështirë të bëhen afrime cilësore. Ajo që ofron më shumë cilësi është periudha e verës. Megjithatë, do të shikojmë që të bëjmë më të mirën e mundshme në këtë drejtim", ka thënë Gjoka. Ndërsa i pyetur për privatizim­in e klubit edhe trajneri i Vllaznisë është i mendimit se duhet të bëhet sa më shpejt kalimi në administri­m të privatit. "Që ekipi të ketë një ecuri të mirë, duhet që të kalojë sa më shpejt në duart e privatit. Për bashkinë, administri­mi i klubit është i vështirë", ka deklaruar Gjoka. Admir Uruçi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania