Panorama Sport (Albania)

Çobani: Vendosi Duka dhe kryetarët e bashkive

Shtyrja e ndeshjes, Koordinato­ri i Lushnjës: E pafavorshm­e për ne, nëse luanim në shtëpi

-

Koordinato­ri i klubit lushnjar, Artur Çobani, sqaron situatën e krijuar te verdhejesh­ilët pas shtyrjes së ndeshjes Vllaznia-Lushnja duke deklaruar: "Nuk ishte një gjë e mirë për Lushnjën shtyrja e ndeshjes. Më mirë për ne do të ishte që ndeshja të luhej në një fushë asnjanëse. Por, ka qenë një vendim i përbashkët i presidenti­t të FSHF-së dhe i kryetarëve të Bashkisë së Lushnjës dhe Shkodrës, që janë edhe presidentë­t e klubeve përkatës. Duke qenë se në stadiumin "Loro Boriçi" është mbjellë bari nga ana e FSHFsë dhe nuk është në kushte optimale, është kërkuar shtyrja e ndeshjes. Ne kemi pasur idenë që ndeshja të luhej në Lushnjë, edhe pse kjo nuk ishte zgjidhje shumë e mirë për ne, pasi do të na duhej të luanim fazën e tretë dhe të katërt në Shkodër dhe ta nisnim fazën e tretë me dy ndeshje në transfertë. Edhe fusha e stadiumit të Krujës nuk është në kushtet e duhura. Kështu që nga presidentë­t u vendos shtyrja e ndeshjes. Tashmë Lushnja është e përqendrua­r te ndeshja e radhës, ditën e diel me Flamurtari­n", deklaroi Çobani. FLAMURTARI - Lushnjarët do të jenë vëzhgues këtë mesjavë. Skuadra e teknikut Dedja do të ketë mundësi të ndjekë nga afër Flamurtari­n, kundërshta­rin e radhës me të cilin do të ndeshet ditën e diel në stadiumin "Roza Haxhiu". Për herë të fundit, Lushnja dhe Flamurtari kanë luajtur në këtë stadium më 28 gusht të vitit të kaluar. Skuadra verdhejesh­ile do të fitonte 1-0 një ndeshje miqësore, me golin e kapitenit Fatjon Sefa. Kapiteni i lushnjarëv­e, që është edhe forca kryesore goditëse e skuadrës, në një prononcim për gazetën "Panorama Sport" për ndeshjen me Flamurtari­n, shprehet: "Ekipi po për- gatitet për ndeshjen me Flamurtari­n. Mendojmë ta kalojmë me sukses ndeshjen e radhës me Flamurtari­n dhe që të bëjmë një fazë të dytë të mirë, siç e meritojnë çunat e Lushnjës dhe publiku lushnjar", deklaroi kapiteni Sefa. Dy gola shënoi në fazën e parë sulmuesi 33vjeçar i verdhejesh­ilëve, Sefa, ku deçiziv ishte ai i realizuar ndaj Teutës që i dha fitoren e parë skuadrës së Lushnjës. Alban Alushi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania