Panorama Sport (Albania)

"Mjaft gabuam, momenti #ë $euta të kthehet te fitorja%

-

Teuta e ka përgatitur në qetësi duelin me Luftëtarin që çel fazën e dytë të Superiores. Rezultatet e fundit janë hedhur pas krahëve dhe durrsakët janë fokusuar tërësisht te kjo përballjem­e synimin e vetëm për t'u kthyer te fitoret. Kapiteni Nijaz Lena, në intervistë­n e dhënë për "Panorama Sport", vlerëson gjirokastr­itët, por theksoi se ka ardhur momenti të kthehen te fitorja.

Për kapitenin Lena, si ka ndikuar ndërprerja e kampionati­t te Teuta dhe a ju ka shërbyer për t'u kthyer më të fortë? Këto ditë normalisht kanë qenë të nevojshme për ne dhe kanë ndikuar mirë në skuadër për të sjellë një frymë tjetër. Kemi pasur kohë për të përmirësua­r gabimet që kemi bërë dhe besoj se gjithçka ka shkuar mirë. Luftëtari ka pësuar ndryshime, si është përgatitur kjo ndeshje?

Ata kanë marrë një trajner tjetër, që është për t'u vlerësuar si nga ana njerëzore, ashtu edhe në aspektin profesiona­l. Ne e kemi përgatitur me shumë kujdes këtë ndeshje, jemi të motivuar për të dhënë maksimumin në fushë me qëllimin për të fituar.

Ku jeni fokusuar më shumë gjatë këtyre ditëve në stërvitje? Kemi punuar për të përmirësua­r gjithçka, por sigurisht më tepër jemi përqendrua­r aty ku ekipi ka shfaqur dobësi në fazën e parë.

Magani ka thënë që beson shumë te ju, po grupi a beson te vetja?

Kjo është shumë e rëndësishm­e për ne që të kemi besimin e trajnerit dhe drejtuesve. Ndaj, ne duhet ta tregojmë në fushë dhe them se trajneri ka të drejtë për këtë që mendon. Edhe ekipi nuk e ka humbur besimin, pavarësish­t fazës së parë. Kemi edhe shumë ndeshje përpara ku duhet të japim më të mirën në fushë.

Çfarë duhet të bëjë skuadra sot në fushë për t'u kthyer te fitorja? E para nuk duhet të përsërisim gabimet që kemi bërë deri tani dhe patjetër që duhet të japim më të mirën tonë. Duhet të fitojmë dhe për ata tifozë, që na vijnë dhe na mbështesin në çdo ndeshje, në shtëpi apo në transfertë. E kemi detyrim fitoren edhe për ata. Jeni ekipi i tretë që ka shënuar më shumë këtë edicion, por gjithashtu keni pësuar më shumë së bashku me Lushnjën. Pse ndodh ku zhbalancim?

Fakti që kemi shënuar në çdo ndeshje është diçka pozitive për ekipin. Tani duhet të jemi më shumë të përqendrua­r për të mos pësuar dhe na duhet shumë agresivite­t për të arritur ta mbajmë portën të paprekur.

Jeni në vendet e fundit në klasifikim. Sa e vështirë do të jetë rikthimi te kreu, pasi trajneri Magani dëshiron Europën? Patjetër që do të jetë e vështirë për t'u afruar me vendet e para, por janë shumë pikë në lojë, kështu që fazën e dytë duhet të marrim më shumë pikë dhe nuk duhet të gabojmë për t'u afruar me vendet që të çojnë në Europë. Drilon Xhepollari

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania