Panorama Sport (Albania)

Tomori pret Shënkollin, Koleci: Fitorja na çon drejt kreut

Mesfushori, akuza edhe në drejtim të gjykimeve

-

Mesfushori i Tomorit, Eristotel Koleci, është shprehur i bindur se skuadra e tij do ta mposht Shënkollin në sfidën e kësaj jave dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim. Në një bisedë për "Panorama Sport", futbollist­i 24-vjeçar tha se është një ndeshje e vështirë kundër një rivali delikat, mirëpo, gjithçka do të zgjidhet shumë shpejt dhe se morali i beratasve është shumë i lartë. "Ndaj Apolonisë kemi treguar forcën tonë të vërtetë, edhe pse kemi pasur gjykimin kundër. Është për të ardhur keq me atë padrejtësi që na është bërë, por impenjimi jonë ia ka dalë duke triumfuar mbi të padrejtët. Gjithsesi shohim përpara, ku kemi një përballje jo të lehtë me Shënkollin dhe që duhet vlerësuar maksimalis­ht. Është një rival i 'hidhur' për të gjitha skuadrat, por besoj se gjithçka do ta zgjidhim shpejt sepse vijmë me një moral mjaft të lartë pas atij triumfi spektakola­r. Kemi kohën e mjaftueshm­e për të përgatitur këtë ndeshje dhe do të kërkojmë si gjithmonë që të marrim maksimumin e pikëve. Do të jetë një ndeshje që do të zhvillohet në fushë asnjanëse, por luajmë para tifozëve tanë, çka e bën më të lehtë arritjen e objektivit. Kjo ndeshje duhet fituar për të vazhduar të qetë garën drejt kreut sepse vetëm në këtë mënyrë mund t'ia dalim", tha fillimisht Koleci. Më tej, futbollist­i kamzali komentoi edhe pozicionin e tij në skuadrën beratase. "Ndihem mjaft mirë me rolet që më jepen. Besoj se jam përshtatur pa problem më grupin dhe do të vazhdoj të jap gjithmonë më të mirën për këtë fanellë". Eris Sylyku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania