Panorama Sport (Albania)

Apolonia përgatitet në heshtje për surprizën në kryeqytet

Hysenshaha­j: Rëndësi ka që mos dalim të humbur

-

Luhet java e parafundit në llogarinë e fazës së parë në Kategorinë e Parë dhe "goglat" i kanë rezervuar Apolonisë kundërshta­rin më të fortë të kompeticio­nit. Skuadra e Kashamit do të udhëtojë drejt Tiranës për të matur forcat me bardheblut­ë kryesues. Duket një takim i mbyllur që në letër me favoritë të padiskutue­shëm kryeqyteta­sit, por fierakët e dëshirojnë fort surprizën. Me indinjatën e tifozërisë mbi supe, Apolonia do të udhëtojë drejt Tiranës për të mos u rikthyer duarbosh në Fier. Këtë e shpreh me pak hezitim e rezervë, por edhe me shpresë, mesfushori Taulant Hysenshaha­j. "Pa fjalë të tepërta, Tirana është skuadra më e fortë e gjithë kompeticio­nit në të dyja grupet. Luan në Kategorinë e Parë, por janë fitues të Kupës së Shqipërisë, dëshmi e forcës së padiskutue­shme të kësaj skuadre të madhe. Ne kemi një ekip të ri, që, pavarësish­t dëshirës, na mbetet akoma shumë për të bërë që të krijojmë një profil të qartë e të qëndrueshë­m. Kjo ndeshje? Nuk ka pse të bëjmë lojëra fjalësh. Thelbi dihet: Tirana është ekip i vështirë (këtë nuk e them unë i pari) edhe kur luan në transfertë, le më në fushën e saj. Objektivi ynë do të jetë të mos humbasim, çka shpresojmë ta realizojmë, pavarësish­t shkallës së lartë të vështirësi­së", është shprehur për "Panorama Sport", Hysenshaha­j, i cili është një nga titullarët e skuadrës. Ndërkohë, pas humbjes me Tomorin javën e shkuar, lojtarët janë duke u përgatitur për ndeshjen ndaj bardhebluv­e, kokulur dhe me përkushtim. Fatjon Nana

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania