Panorama Sport (Albania)

Mziu sfidon Besën: S'na tremb

"Kavajasit janë një skuadër tradite, por objektivat që kemi nuk na lejojnë hapa falsë"

- LIRIDON PASHA

Krutanët nuk njohin pushime, por vi jojnë në normalitet të plotë përgatitje­t për ndeshjen e radhës, të cilën do ta zhvillojnë në transfertë ndaj Besës. Në këtë përballje kontingjen­ti i skuadrës do të jetë i plotë, pasi rikthehet edhe mesfushori Sokol Mziu, i cili në ndeshjen e javës së kaluar ishte i pezulluar me kartonë. Në prononcimi­n e tij për "Panorama Sport", lojtari i krutanëve flet për ecurinë e deritanish­me, synimet, por edhe sfidën e fundjavës ndaj Besës.

ECURIA - "Mendoj se kemi bërë ndeshje të mira sepse flasin pikët që kemi grumbullua­r deri më tani. Nga java në javë po konsolidoh­emi, pasi ende nuk jemi në 100%, e përgjithsh­mja është e mirë, por ka vend për përmirësim akoma", është shprehur futbollist­i, i cili është një nga pikat e forta në formacioni­n e skuadrës

STATISTIKA krutane që kryeson edhe grupin.

VAZHDIMËSI­A - Por, ajo që është me e rëndësishm­e te Kastrioti lidhet me vazhdimësi­në dhe objektivin e skuadrës për të ruajtur ecurinë. "Ne do të mundohemi të bëjmë detyrën, të futemi në ç'do ndeshje për ta fituar atë, çka na bën të thellojmë edhe diferencën e pikëve me ndjekësit. Struktura e kampionati­t nuk na lejon të largohemi shumë nga ndjekësit, çka na detyron të fitojmë çdo ndeshje", tha lojtari.

NDESHJA - I pyetur në lidhje me sfidën e fundjavës ndaj Besës, mesfushori shprehet: "Besa ka një emër të madh edhe një ekip shumë të mirë që ne e respektojm­ë, por do të shkojmë në Kavajë

DEKLARATA për të treguar se e meritojmë vendin e parë dhe synimi i vetëm do të jetë marrja e tri pikëve, e theksoj se do të jetë një ndeshje shumë e luftuar, por ne futemi vetëm për fitore në çdo ndeshje", pohoi futbollist­i. Ndërkohë krutanëve po u shtohet tifozëria dhe kjo është diçka mjaft pozitive. Mziu e cilëson si pjesën më të rëndësishm­e për një ekip mbështetje­n nga tifozët: " Normalisht që tifozëria është pjesa më e rëndësishm­e për një ekip, aq më tepër për një skuadër me pretendime. Do të doja që t'u bëja thirrje në emër të të gjithë ekipit që të jenë sa më të shumtë në mbështetje të skuadrës sepse janë një motivim shumë i madh për ne!", ka përfunduar Mëziu.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania