Panorama Sport (Albania)

Vogli "qan" katër pikët e humbura

-

Ecuria e deritanish­me e Egnatias në kampionat ka qenë pozitive sa i përket rezultatev­e. Për "Panorama Sport", qendërmbro­jtësi Jurgen Vogli u shpreh i kënaqur që skuadra ka treguar nivel të kënaqshëm në përballjet me kundërshta­rët. "I vlerësoj si tepër pozitive shtatë javët e luajtura deri tani. Duhet të kishim katër pikë më shumë dhe të ishim më afër Kastriotit. Gabimet në shtëpi me Korabin dhe Erzenin nuk na falen. Tani kemi nisur përgatitje­t për transfertë­n me Burrelin dhe ndërprerja e kampionati­t na dha kohë të mjaftueshm­e. Sfida me matjanët nga ana jonë vlerësohet maksimalis­ht, pasi ata kanë një përvojë të madhe në të Parën. Edhe pse luajmë në transfertë, ne do provojmë shanset tona", tha Vogli. Aldo Buzi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania