Jahaj u thotë "stop" barazimeve në transfertë

Panorama Sport (Albania) - - KATEGORIA I&II -

Liqenorët nuk kanë marrë asnjë fitore në transfertë dhe për Saimir Jahajn një gjëje të tillë duhet t'i vijë fundi. "Jemi një skuadër, e cila i ka potencialet për të marrë fitore edhe jashtë fushe, ndaj duhet ta nisim që këtë javë ndaj Shkumbinit. Vetëm kështu mund të jemi në krye të renditjes dhe një gjë e tillë është e arritshme. Në disa ndeshje nuk kemi treguar stabilitet në lojë, por duhet theksuar se edhe shortin nuk e kemi pasur në favor. Megjithatë, deri në fund të këtij viti, të jeni të bindur se do të jemi një ndër tri skuadrat e kreut të klasifikimit", ka thënë Jahaj. Ndërkohë, që stafi teknik ka fituar kohë që të rikuperojë edhe lojtarët e dëmtuar, të cilët janë duke u stërvitur veçmas. Ndërkohë, trajneri Fetollari po zhvillon stërvitjet me ekipin e tij rreth orës 13:00, për shkak të temperaturave që ulëta që po ndihen në juglindje. Romeo Xinxifi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.