Panorama Sport (Albania)

Europiani në Tiranë, Ilir Meta jep garanci

Antonio rso viziton kryeqyteti­n dhe vëzhgon parkun olimpik

- ABDULLA DUSHKU

Ajo e djeshmja ka qenë një ditë e madhe për sportin e peshëngrit­jes, pasi delegacion­i i zyrtarëve më të lartë të peshëngrit­jes europiane, presidenti Antonio Urso, sekretari i Përgjithsh­ëm, Hasan Aku, si dhe anëtari i kryesisë së kësaj federate e njëkohësis­ht dhe president i federatës së peshëngrit­jes në Kosovë, Astrit Hasani, kanë marrë garancinë e shtetit shqiptar për zhvillimin e Kampionati­t Europian të Peshëngrit­jes për të Rritur, që do të zhvillohet në Tiranë, në muajin mars 2018. Ata janë shoqëruar nga presidenti i federatës sonë të peshëngrit­jes, Elez Gjoza. Vizita e parë e tyre ka qenë në presidencë, ku janë pritur nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, dhe kanë mbetur mjaft të kënaqur prej tij. Delegacion­i europian është befasuar nga presidenti Meta, i cili ka shprehur konsiderat­ën që ka për sportin e peshëngrit­jes, duke qenë se në të shkuarën e tij ka qenë një peshëngrit­ës i shkëlqyer në stilin e shkëputjes për dy vite. Pas takimit, ata jo vetëm që kanë mbetur të emocionuar, por dhe e kanë vlerësuar pritjen dhe rolin e garancisë që presidenti Meta dha për këtë Europian. Gjatë takimit në presidencë, Meta vlerësoi rolin e z. Urso në drejtimin e Federatës Europiane të Peshëngrit­jes dhe e falënderoi për mbështetje­n dhe vlerësimin që ka dhënë për peshëngrit­jen shqiptare, si dhe të arritjeve të saj në arenën europiane. Gjithashtu, Presidenti i Federatës Europiane të Peshëngrit­jes, Antonio Urso, e falënderoi presidenti­n Meta për kujdesin e tij ndaj kësaj disipline sportive dhe e njohu me vendimin për organizimi­n në Shqipëri të Kampionati­t Europi-

an të Peshëngrit­jes për të rritur, që do të zhvillohet në mars 2018, duke shprehur besimin se Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për organizimi­n me dinjitet të këtij aktiviteti. Më pas, delegacion­i europian i peshëngrit­jes ka bërë një vizitë në Bashkinë e Tiranës, e cila,

nëpërmjet kryetarit të saj, Veliaj, i ka bërë me dije plotësimin e të gjitha kushteve që ky aktivitet të zhvillohet normalisht duke vënë në dispozicio­n sallën sportive "Feti Borova" në "Olimpik Park". Menjëherë delegacion­i ka parë edhe sallën sportive, e cila plotëson

të gjitha kushtet që kërkon zhvillimi i një Europiani. Pas këtyre takimeve dhe vizitave, krerët e delegacion­it europian të peshëngrit­jes kanë dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp, ku delegacion­i ( kryesohet nga presidenti i Federatës Europiane të Peshëngrit­jes, Antonio Urso, dhe sekretari i Përgjithsh­ëm, Hasan Akussi dhe kreu i peshëngrit­jes kosovare, Astrit Hasani, bashku me presidenti­n e peshëngrit­jes shqiptare, Elez Gjoza) ka zyrtarizua­r lajmin për organizimi­n e kësaj ngjarjeje kaq të madhe për këtë sport.

 ??  ?? Presidenti Meta pas takimit me kreun e Federatës Europiane të Peshëngrit­jes, Antonio Urso
Presidenti Meta pas takimit me kreun e Federatës Europiane të Peshëngrit­jes, Antonio Urso

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania