Panorama Sport (Albania)

Ventura e kishte lajmëruar katastrofë­n e tij që në 2009-ën

“Nëse federata më ofron Italinë, policia t'i arrestojë”

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Në atë epokë, ndosh ta për të ishte vetëm një batutë e kaluar me shumë buzëqeshje në një prej dhomave të shtëpisë së tij, por ajo që ndodhi dy net më parë në "San Siro" ishte një tragjedi, me të cilën nuk kanë kurajë të qeshin as "armiqtë" e betuar të italianëve. Xhampiero Ventura dhe skuadra e tij shkaktuan një tragjedi kombëtare, sepse pas 60 vitesh do të mungojë një Botëror pa "axurrët", pas atij të vitit 1958. Skeptikët për zgjedhjen e Venturës në stolin e katër herë kampionëve të botës ishin të shumtë që në fillim, por me sa duket edhe vetë 69-vjeçari, duke qenë se në një intervistë të bërë në vitin 2009, ai i përgjigjej me "arrestime" mundësisë nëse një ditë do t'i ofronin stolin e kombëtares. Në atë periudhë, ai drejtonte skuadrën e Barit dhe një pyetjeje të drejtpërdr­ejtë si "do t'ju pëlqente të stërsitnit një ditë kombëtaren", ai thërriti edhe policinë në apel: "Nëse një ditë më ofrojnë postin e trajnerit të Kombëtares së Italisë, atëherë policia të mos vonojë që të arrestojë drejtuesit e federatës...". Me sa duket, kishte të drejtë, sepse duket sikur Ventura e kishte paralajmër­uar se me atë në stol do të ndodhte një katastrofë e vërtetë dhe në fund kështu ndodhi, fatkeqësis­ht për atë, për Bufonin me shokë, për tifozët "axurrë" dhe për të gjithë kombin italian, i cili e ka si fe futbollin. DORËHEQJE OSE JO

Xhampiero Ventura, i cili pas ndeshjes me Suedinë përpara gazetarëve nënvizoi se nuk do të jepte dorëheqjen pasi kishte biseduar me federatën, u intervistu­a edhe nga emisioni satirik "Le Iene", të cilit e ndoqën ndërsa ai po ngjitej në avionin që do ta dërgonte nga Milano në shtëpinë e tij, në Bari. I pyetur nëse do të jepte dorëheqjen dhe nëse ua premtonte tifozëve italianë, ai u përgjigj: "Po". Por ndërsa kjo video qarkulloi në televizion, ai mohoi gjithçka. SOT VENDIMI

Gjithsesi, presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Karlo Tavekio, ka urdhëruar për ditën e sotme një mbledhje urgjente në federatë, ku, me shumë mundësi, do të bisedohet fati i Venturës dhe ristruktur­imi i kombëtares. Dhe, ndoshta, sot do të vijë edhe divorci mes palëve, mbase i detyruar edhe nga institucio­ni i futbollit nëse trajneri nuk e dorëzon vetë vendin e tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania