30 SKUADRAT E KUALIFIKUARA

Panorama Sport (Albania) - - FUTBOLL -

RUSI (organizatore) BRAZIL IRAN JAPONI MEKSIKË BELGJIKË KORE E JUGUT ARABI SAUDITE GJERMANI ANGLI SPANJË NIGERI KOSTA RIKA POLONI EGJIPT ISLANDË

SERBI PORTUGALI FRANCË URUGUAI ARGJENTINË KOLUMBI PANAMA SENEGAL MAROK TUNIZI ZVICËR KROACI SUEDI DANIMARKË

Nuk mjaftojnë dëshira, entuziazmi dhe shtysa e stadiumit, nëse gjen përballë organizim dhe talent. Organizimi i përket të gjithë Danimarkës, ndërsa talenti është ai i Eriksenit, përpara të cilëve Irlanda gjunjëzohet dhe danezët presin dhe meritojnë "biletën" e fundit për kontinentin europian, për në Botërorin rus. Ylli i ekipit të Totenhemit dominon skenën në Dublin, me një tripletë, ndërsa irlandezët nuk replikojnë ndeshjen gati perfekte të vajtjes (barazim 0-0)dhe ata që kishin udhëtuar nga Kopenhageni, fitojnë në fund në shifrat 5- 1. Ndeshja ishte emocionuese, por iluzioni për të qenë në "Rusi 2018" i të gjelbërve zgjati vetëm 23 minuta. Kaq kaloi nga avantazhi për vendasit i firmosur nga Dafi, në minutën e gjashtë, te autogoli i Kristit, në të 29-ën. Gjatë kësaj periudhe stadiumi i ngjasonte një tenxhereje me presion, aq sa Irlanda i shkoi fare pranë edhe dyfishimit të avantazhit, me dy kundërsulme të Mërfit dhe MekLinit, ndonëse po kaq raste patën edhe miqtë. Por danezët janë shumë më të qartë dhe efikas se

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.