Kairo: Ventura dukej si mysafir, nuk bën si trajner kombëtareje

Panorama Sport (Albania) - - FUTBOLL -

Pa dyshim që karriera e tij ka parë shumë situata të vështira, duke qenë se si trajner, disa "baste" personale i ka fituar dhe disa të tjera i ka humbur, por gjithsesi kjo ishte një tragjedi. Në lidhje me atë që ndodhi në mbrëmjen milaneze, presidenti i Torinos, Urbano Kairo, nuk u shpreh me delikatesë ndaj atij që e pati trajner për pesë vite me radhë, përpara se të zbarkonte në kombëtare: "Realisht, në fund të kësaj aventure, nuk pashë asnjëherë Venturën që unë njoh. Më dukej sikur ai ishte një mysafir në kombëtare, jo i zoti i shtëpisë, ai që duhej të merrte gjërat në dorë. Ndoshta, Ventura është më shumë një trajner për klube, sesa për kombëtare. Ai mund të jetë i zoti që të menaxhojë situata të përditshme, por kjo punë me kohë të ndarë nuk bën për të dhe fakti e tregoi. Të mos pasuri në kontakt të vazhdueshëm lojtarët e tij, e nxorën jashtë shinave. Dorëheqja? Është diçka epokale, e pashmangshme", përfundoi Kairo.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.