Panorama Sport (Albania)

Ikin “plakushët”, Italia e re rinis nga të rinjtë

-

Italia e Bufonit, De Rosit, Barzaljit e Kielinit nuk do të jetë më. Veteranët "axurrë" kanë vendosur që të largohen të gjithë pas kësaj drame të vërtetë kombëtare sportive, e cila përloti dhe ngriti shumë hije mbi programin e projektuar nga Federata italiane në dy vitet e fundit. Gjithçka u shemb përpara syve të të gjithëve, por tani është koha që gjithçka të tentohet të rindërtohe­t. Ata që u larguan nga e marta janë portieri Xhanluixhi Bufon, mbrojtësit Andrea Barzalji dhe Xhorxho Kielini, si dhe mesfushori Daniele De Rosi.

BONUÇI NË DILEMË Ndoshta, pas atyre që shpeshherë janë quajtur edhe "plakushët", një zgjedhje për të hequr dorë nga përfaqësue­sja mund të bëjë edhe Leonardo Bonuçi. Edhe pse shumë i ri, ai ndoshta mund të vuajë peshën e disfatës, duke qenë i lidhur fort me boshtin e emrave të mësipërm, ndonëse do të jenë ditët e ardhshme dhe ndeshja e radhës së Italisë, ajo që do të qartësojë, pozitat e mbrojtësit të Milanit, i cili nuk ka dashur të prononcohe­t për të ardhmen e tij.

GRUPI I SË ARDHMES Të paktën në emra, duke filluar nga porta dhe mbrojtja, Italia duket të ketë një "mburojë" të sigurt, duke nisur nga Donaruma, apo edhe Perin, ndërsa në prapavijë ka ardhur ora e talenteve si Rugani, Kaldara, Konti e Romanja. Në mesfushë gjithçka do të ngrihet nga Verrati, pse jo nga rikthimi i Markizios, por edhe nga talente si Mandragora, Pelegrini e Barela. Në sulm, Insinje, Beloti e Imobile janë aktualitet­i ndërsa gati janë Kieza, Orsolini e Favili.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania