Kombi e thërret, 85 mijë vota për Ançelotin

Panorama Sport (Albania) - - FUTBOLL -

Pas dramës që mban emrin "Ventura", tifozët italianë janë ftuar që të bëjnë zgjedhjen e tyre, në lidhje me pasardhësin më të denjë dhe njeriun që mund të ringrejë në këmbë kombëtaren. Në sondazhin e bërë nga "Gazzetta dello Sport", mes emrave të kandidatëve si Masimiliano Alegri, Antonio Konte, Roberto Mançini e Karlo Ançeloti, ky i fundit ka qenë edhe ai më i preferuari nga të gjithë, duke qenë se ka mbledhur brenda pak orësh 85 mijë vota, duke merituar 67 për qind të votuesve. Ndërkohë, alternativa e dytë më e pëlqyer ka qenë ajo e një rikthimi të Kontes me 22 për qind, ndërsa ndjekin Alegri dhe Mançini, respektivisht me 5.4 dhe 5.3 për qind. Gjithsesi, problemi për të pasur në pankinë një si Karlo Ançeloti lidhet mbi të gjitha me pagën. Federata ka një buxhet deri në 1.5 milionë euro për pagën vjetore të trajnerit, ndërsa vështirë që një emër si ai mund të pranojë të paguhet kaq pak, për më shumë për një punë që kërkon shumë, po realisht shumë energji dhe ide të reja dhe të forta.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.