Panorama Sport (Albania)

Toliso: Bajerni,i jashtëzako­nshëm

-

Mesfushori francez i skuadrës së kampionëve gjermanë, Korentin Toliso, ka folur gjatë një interviste për mediat franceze, ditën e djeshme, për Bajernin, duke treguar si është ndjerë ai që prej nënshkrimi­t me klubin gjerman. Në këtë intervistë Toliso ka thënë: "Në Bundesligë lojtarët luajnë dhe stërviten shumë më ndryshe nga ata në Francë. Seancat stërvitore janë mjaft intensive dhe në momentin që ke topin në këmbë, duhet të nisesh sa më parë për në sulm. Kjo mënyrë e të luajturit më ka lënë shumë mbresa pas nënshkrimi­t te Bajerni. Nuk m'u desh shumë kohë për të kuptuar se Bajerni është një klub i jashtëzako­nshëm dhe çdo gjë është e organizuar mirë atje. Jam shumë i lumtur që e mora këtë vendim".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania