Panorama Sport (Albania)

Lëv: Më pëlqeu si e ruajtëm qetësinë

-

Pas barazimit të vendosur në stadiumin e Këlnit ndaj kombëtares franceze, trajneri i gjermanëve Joakim Lëv ka thënë se: "Së pari jam shumë i kënaqur me paraqitjen e skuadrës edhe në miqësoren ndaj Anglisë, gjithashtu dhe në këtë ndaj Francës. Kundërshta­rët tanë në këtë përballje kanë pasur lojtarë mjaft të mirë dhe shumë të shpejtë. Problemet që kishim në pjesën e parë kanë qenë më se normale, por ne kemi arritur të ruajmë qetësinë, ndryshe mund ta kishim humbur sfidën. Sa i përket pjesës së dytë, mendoj se kemi luajtur më mirë se në atë të parën, pasi kemi përdorur kundërsulm­et mjaft mirë për të kërcënuar kundërshta­rët tanë. Edhe në sulm kemi qenë të mirorganiz­uar, çka ka qenë e dukshme edhe në momentin që kemi shënuar dhe golin e barazimit. Timo Verner është një lojtar, i cili kërkon gjithmonë të depërtojë në mbrojtjen e kundërshta­rëve dhe përbën vazhdimish­t një rrezik të madh për ta. Gjatë këtij viti kam mbetur i surprizuar me paraqitjen e tij, pasi ka luajtur në mënyrë të shkëlqyesh­me dhe për këtë jam shumë i lumtur".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania