Panorama Sport (Albania)

Deshamp: Mund të kishim fituar

-

Në sfidën miqësore ndaj kombëtares gjermane, Franca arriti të barazonte me rezultatin 2-2 në Këln të Gjermanisë. Menjëherë pas përfundimi­t të kësaj përballje, trajneri i francezëve, Didier Deshamp, ka folur duke thënë se: "Prisja të fitonim, pasi kemi qenë më pranë rezultatit 3-1 sesa me barazimin 2-2. Kemi pësuar një shpërqendr­im, i cili na nxori paksa nga rrjedha e lojës, pas të cilit kemi pësuar edhe golin e parë të barazimit. Jam i lumtur, pasi kemi shfaqur një karakter tepër të fortë në repartin e sulmit, por në fund nuk kemi arritur të godasim sërish kundërshta­rët tanë gjermanë. I kishim të gjitha mundësitë për të shënuar edhe më tepër, por fatkeqësis­ht nuk ia dolëm. Në anën tjetër, Gjermania ka arritur të na bëjë të vuajmë në disa raste, megjithatë ka qenë një përballje miqësore shumë emocionues­e dhe është luajtur një futboll tepër i bukur. Jemi shumë pranë me kombëtaren gjermane, edhe pse ata janë përpara nesh. Kjo sfidë do më shërbejë për t'i analizuar edhe më mirë ata për të fituar në takimin e radhës".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania