Panorama Sport (Albania)

Mateus: Ibiseviç, i duhuri për Levandovsk­in

I futbollit u jep sugjerime kampionëve gjermanë për merkaton e janarit

-

Eksperti i futbollit gjerman, Lotar Mateus, i ka rekomandua­r gjatë ditës së djeshme në median gjermane "Sky Sports", klubit të kampionëve gjermanë, disa opsione mjaft të mira për të fuqizuar skuadrën. Mateus është ndalur më së shumti në zëvendësue­sin e bomberit polak, Robert Levandovsk­i, ku sipas të cilit, opsioni më i mirë për ta zëvendësua­r në Mynih është pikërisht sulmuesi i skuadrës së Hertës, Vedad Ibiseviç. Në këtë intervistë, Lotar Mateus ka thënë: "Vedad Ibiseviç ka pikërisht të gjitha cilësitë që do ta ndihmonin repartin e sulmit në skuadrën e Bajernit. Ai e njeh një kompeticio­n si Bundesliga, pasi ka luajtur atje për vite me radhë dhe ka arritur rezultate të shkëlqyera, si dhe një formë të jashtëzako­nshme. Në moshën 33-vjeçare ai është pikërisht në fazën ku nuk do t'i duhet të aktivizohe­t patjetër në çdo ndeshje, por nga ana tjetër, është një lojtar, i cili do të shënonte shumë gola me fanellën e kampionëve gjermanë dhe do të përshtatej shumë mirë me trajnerin Jup Hejnkes dhe sistemit të preferuar prej tij, ai 4-2-3-1". Madje edhe për sulmuesin e Hertës, Ibiseviç, transferim­i te skuadra e Bajernit do të ishte një zgjedhje mjaft e mirë në prag të përfundimi­t të karrierës së tij. Gjithashtu, ai do të ishte një mundësi shumë e vlefshme e cila do ta ndihmonte skuadrën e kampionëve gjermanë për të rrëmbyer edhe më shumë tituj. Më tej, Lotar Mateus tha: "Për klubin e Bajernit, blerja e Vedad Ibiseviç do të ishte një zgjidhje e drejtë si nga aspekti ekonomik, ashtu edhe nga ai sportiv". Eksperti i futbollit gjerman ka folur edhe mbi emrat, të cilët mund të zëvendësoj­në Arjen Roben dhe Frank Riberinë te Bajerni duke shtuar se: "Nëse Roben dhe Riberi do jenë në formë të mirë, ata do e ndihmojnë skuadrën për edhe një tjetër vit. Në të kundërt, klubi i kampionëve gjermanë duhet të hidhet në sulm menjëherë për Julian Drakslerin e PSG-së dhe Kristian Pulisiç të Dortmundit. Të dy këta lojtarë do të arrinin të zëvendëson­in më së miri hapësirën që do të linte dyshja Roben-Riberi".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania