Panorama Sport (Albania)

Anglia ndal Nejmarin, s’ka gola në “Wembley”

Holanda tre gola Rumanisë, Portugalia nuk fiton pa CR7

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Nuk ishte një nga përballjet më të paharruesh­me, por Anglia mund të marrë zemër nga barazimi pa gola kundër Brazilit. "Tre Luanët" morën një tjetër barazim 0-0 pas atij ndaj Gjermanisë në "Wembley" (dy skuadrave të para në renditjen e FIFA-s) dhe këtë herë skuadra që nuk arriti dot t'u shënonte ishte ajo e Nejmarit me shokë. Skuadra e Garet Sauthgejti­t qëndroi për pjesën më të madhe të ndeshjes në mbrojtje dhe falë të qenit solid në prapavijë, ata arritën barazimin e parë pa gola mes këtyre dy kombëtarev­e në 40 vite. Nejmar bëri më të mirën për ta ndezur ndeshjen, por pavarësish­t se "seleçao" dominoi për pjesën më të madhe të ndeshjes, ata nuk arritën dot të thyenin një mbrojtje të vendosur mirë, veçanërish­t me Xho Gomezin, që shkëlqeu në zemër të saj në sistemin 3-5-2. Sauthgejt i dha shansin e debutimit atij dhe shokut të skuadrës Dominik Solanke, i cili hyri nga stoli në pjesën e dytë. Por një skuadër pa Kejnin dhe Dele Alin ishte e kërcënuesh­me në Londër. Fernandinj­o dhe Uillian patën dy raste në pjesën e dytë, ndërsa shansi më i mirë për të shënuar për anglezët kaloi nga Solanke në fund. Por kaq nuk mjaftoi për të zhbllokuar rezultatin.

ARGJENTINA - Hap fals për "Seleçion", që tregon se nuk mund të bëjë ende pa Mesin. Pa "Pleshtin" e rikthyer në Barcelonë për disa ditë më shumë pushimi, Argjentina pësoi një humbje të rëndë në miqësoren e dytë në tokën ruse, pas suksesit në Moskë ndaj Rusisë të shtunën. Protagonis­te e një pjese të parë të mirë, të mbyllur në avantazh (Banega 27' dhe Aguero 36'), në Krasnodar, bardhekalt­rit pësuan përmbysjen e Nigerisë, duke kapitullua­r nga goditjet e Idou dhe Iuobit (sulmuesi i Arsenalit ishte edhe autor i një dopiete). Provë zhgënjyese për Dibalën, i zëvendësua­r në minutën e 63të. Por ai që shqetëson është Aguero, i cili u zëvendësua në minutën e 46-të, pasi i ra të fikët në dhomën e zhveshjes.

SPANJA - Viti 2017 mbyllet me një festival golash për Spanjën në Rusi. Barazim spektakola­r 3-3 në stadiumin "Arena e Shën Pjetërburg­ut". Golat e Hordi Albës dhe Serxho Ramosit dërguan iberikët në avantazh të dyfishtë, duke dhënë përshtypje­n e një shëtitjeje në këtë miqësore. Por Rusia luftoi dhe ekuilibroi gjithçka me dy golat e Smolovit dhe Aleksei Mirançuk. Një penallti e dytë e Ramosit u riktheu avantazhin ish-kampionëve të botës, por organizato­rët e Botërorit iu përgjigjën me një goditje spektakola­re të Smolovit.

HOLANDA - "Tulipanët", një tjetër kombëtare që do ta shohë Botërorin nga TV, arritën një fitore të lehtë 3-0 në

Bukuresht falë golave të Memfis Depajit, Rajan Babelit dhe Luk de Jongut. Rumania dhe Holanda luajtën një pjesë të parë me rrjeta të paprekura, por menjëherë pas kthimit nga dhomat e zhveshjes, Memfis Depaj zhbllokoi rezultatin për miqtë. Në minutën e 56-të, ishlojtari i Liverpulit, Rajan Babel,

dyfishoi përpara se Ljuk De Jong të vuloste gjithçka 9 minuta nga fundi.

PORTUGALIA - Kampionët e Europës u ndalën në një barazim 1-1 ndaj SHBA-së. Pa yjet në fushë, amerikanët kaluan në avantazh me MekKenin në 21', por iu përgjigj Antunjes 10 minuta më vonë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania