Panorama Sport (Albania)

“Kur humbasim topin jemi të cenueshëm”

-

Hulen Lopetegui e ka arritur objektivin e tij pas dy miqësoreve të Spanjës, kundër Kosta Rikës (4-1) dhe Rusisë (3-3). Objektivi i tij ishte të përdorte të gjithë lojtarët e grumbullua­r dhe parë, atë çka mund të korrigjojë këtë vit. "Humbëm kontrollin e topit dhe kur kjo ndodh, atëherë jemi të cenueshëm. Por, unë nuk jam i surprizuar nga niveli i Rusisë. Duhet t'i urojmë kundërshta­rët për punën që bënë. Jam i mrekulluar nga stadiumi i ri i Shën Pjetërburg­ut. Është një impiant shumë modern. Bilanci i vitit 2017 është shumë pozitiv. U kualifikua­m në Botëror direkt dhe e pamë sa e vështirë ishte me rastet e Italisë dhe Kilit. Jam i kënaqur që ruajtëm statusin e skuadrës së pamposhtur".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania