Panorama Sport (Albania)

Tite: Test pozitiv, Anglia ishte vendosur shumë mirë

-

Brazili u ndal për herë të parë me Titen në stol ndaj një gjiganteje europiane. "Jam i kënaqur nga loja që prodhoi skuadra. Tentuam që ta kontrollon­im atë në një stadium si "Wembley". Anglia është një skuadër shumë e fortë. Mbrojta e tyre e vendosur lartë në fushë na vuri në vështirësi", ishin fjalët e para të trajnerit të Brazilit, i cili vendosi të luajë me më të mirët në fushë. Nejmar me shokë e kontrollua­n lojën për pjesën më të madhe të ndeshjes, por nuk arritën dot ta ndëshkonin Hartin: "Megjithatë, ishte një test i mirë. Mbrojtësit e Anglisë janë shumë shtatlartë dhe ne u përpoqëm që të filtronim mes tyre, Por ata ishin gjatë gjithë kohës shumë mirë të vendosur. Në pjesën e parë ishte e vështirë të gjenim hapësira. Në të dytën e patëm më të lehtë", shtoi tekniku i "seleçaos".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania